Tërhiqni energjinë pozitive brenda shtëpisë suaj me këto tre hapa të thjeshtë

Tërhiqni energjinë pozitive brenda shtëpisë suaj me këto tre hapa të thjeshtë

329
0

Për tu ndjerë sa më komod në shtëpinë tuaj, është e nevojshme ta mbushni atë me pozitivitet. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është përmes rimobilimit, por nëse nuk doni të bëni kompromise me dekorin, ju tregojmë tre gjëra që do t’ju ndihmojnë ta tërhiqni energjinë pozitive.

 

Bimët brenda ambientit e bëjnë ajrin të ndihet më i lehtë

 

Bimët brenda në shtëpi jo vetëm që do ta mbajnë ajrin e brendshëm të freskët dhe të pastër, por gjithashtu do të përhapin pozitivitet dhe lumturi në shtëpinë tuaj.

 

Mbajini dritaret hapur

 

Nëse shtëpisë tuaj i mungojnë dritaret, mund të dëshironi të merrni në konsideratë një mundësi tjetër. Por nëse jeni me fat dhe preferoni t’i mbani dritaret të mbyllura me perde të hapura, është koha që të mos e bëni më. Drita natyrale tërheq energji pozitive dhe e mbush shtëpinë tuaj me atmosferë të mirë.

 

“Ndizni” shtëpinë tuaj

 

Nëse errësira ju bën të ndiheni komod dhe ngrohtë, mund të dëshironi të bëni kompromis me rehatinë. Përveç dritës natyrale, edhe dritat artificiale përhapin magjinë e tyre. Zgjidhni nga drita e ngrohtë e verdhë ose e bardhë e ndritshme dhe shikoni ndryshimin.