4 ditë pasi u shkatërrua laboratori i “Bitcoin” në Shijak të Durrësit, gjykata ka vendosur të lirojë 3 të arrestuarit.
Është vendosur masa “Detyrim paraqitje” për Rramush Dumanin, Ardian Çekiçin dhe Liserxhio Xhaferrajn.
Kujtojmë se policia gjeti 220 makineri që shërbenin për prodhimin e kriptovalutavve dhe magazina e përshtatur si laborator ishte ngritur në fshatin Pjesëz të Shijakut, që ishte marrë me qira nga persona nga Tirana të cilët kontrollonin gjithçka.