10 minuta aktivitet fizik në ditë: Çfarë ndikimi ka tek njerëzit mbi...

10 minuta aktivitet fizik në ditë: Çfarë ndikimi ka tek njerëzit mbi të 40-ave

310
0

Sado të zënë të jeni me punë, bëni mirë të gjeni 10 minuta kohë në ditë për të bërë aktivitet fizik. Sipas një studimi të ri, kjo kohë mund t’ju zgjasë dhe shpëtojë jetën!

Studimi arriti në përfundimin se të rriturit mbi të 40-at duke i shtuar rutinës së tyre 10 minuta aktivitet fizik mund të parandalojnë vdekjet e parakohshme.

Me pak fjalë, mund të jetoni më gjatë nëse lëvizni për të paktën 10-11 minuta në ditë. Ky studim nuk fokusohet tek përfitimet e secilit individ, por në nivel makro, që do të thotë se e gjithë popullsia mund të jetojë më mirë dhe më gjatë nëse ushtrohet për të paktën 10 minuta.

10 minuta në ditë është kohë shumë më e shkurtër nga sa mendojnë njerëzit. Mendoni pak sa shpejt kalojnë kur qëndroni në rrjete sociale. Ndonëse nuk është investim i madh, mund të sjellë përfitime të mëdha në shëndetin tuaj. Një nga mënyrat më të mira dhe më të thjeshta për ta shfrytëzuar këtë kohë është të ecni në natyrë.

Nëse ndodheni në shtëpi, mund të bëni ushtrime duke përdorur vetëm peshën e trupit ose thjesht vini muzikë dhe kërceni.

 

Burimi: CNN