Albërije Hadërgjonajt i vjedhin Instagramin, i vënë emrin e çuditshëm

Albërije Hadërgjonajt i vjedhin Instagramin, i vënë emrin e çuditshëm

313
0

. Në epokën e rrjeteve sociale, ku “Instagram”-i është një burim i konsiderueshëm të ardhurash, duke u kthyer kështu në një profesion, ekspozimi ndaj ‘hacker’-ave sa vjen e bëhet më i rrezikshëm.

Ky problem është Akoma më i theksuar te VIP-at e njohur, të cilët numërojnë shumë ndjekës dhe popullaritet në rrjetin social.

Së fundmi, kjo ka ndodhur me këngëtaren e famshme Albërije Hadërgjonaj. Duket se asaj i është vjedhur llogaria e “Instagram”.

Kjo gjë është dalluar nga emri i vendosur në llogari: Alejo Canova. Ndërkohë, të gjitha fotot e videot e publikuara më parë nga këngëtarja janë fshirë.

Deri më tani, personi që ka ‘hack’-uar llogarinë nuk ka postuar ende asgjë, ndërkohë që nuk ka patur ndonjë reagim nga këngëtarja apo të afërmit e saj.

Rikujtojmë se emri i Albërijes është përfolur edhe më shumë së fundmi për shkak të hyrjes së saj në “Big Brother VIP Albania” për të surprizuar Beatrix, si dhe për të kënduar për të gjithë banorët.

Albëria i shprehu mbesës së saj dashurinë e madhe që ka për të e njëkohësisht i dha një mesazh të rëndësishëm, ndërsa përmendi edhe lidhjen e saj me aktorin Donald Veshaj, për të cilin tha se e do shumë dhe se është shumë e lumtur që ajo ka nisur një romancë me të.

Shperndaje