Probleme me gjumin?! Vetëm me këto 2 përbërës do të flini menjëherë…

Probleme me gjumin?! Vetëm me këto 2 përbërës do të flini menjëherë…

371
0

Në këtë kohë moderne, ne kemi filluar t’i neglizhojmë edhe funksionet më të rëndësishme njerëzore. Kemi filluar të konsumojmë më shumë ushqim të shpejt, nuk flemë mjaftueshëm dhe e shohim familjen më rrallë.

Janë rreth 40 milionë të rritur që vuajnë nga më shumë se 70 lloje të ndryshme të çrregullimeve të gjumit.  60% e të rriturve kanë probleme me gjumin.

Më shumë se 40% e të rriturve kanë raportuar se gjatë ditës ndjehen të përgjumur dhe kjo i pengon ata me aktivitetet ditore.

Dhe, 69% e fëmijëve ballafaqohen me një apo më shumë probleme me gjumin gjatë javës.

Për trurin dhe trupin e një njeriu të rritur, është shumë e rekomandueshme që të bëjë së paku 7-8 orë gjumë çdo natë. Sidoqoftë, fëmijët kanë nevojë për më shumë gjumë, të paktën 10 orë gjumë për shkak të rritjes së vazhdueshme. Ndërsa adoleshentët kanë nevojë për 9-10 orë gjumë.

Prandaj, është e rëndësishme që të bëni gjumin një prioritet.

Për të kaluar një natë të mirë me gjumë, duhen vetëm dy përbërës: mjaltë organike dhe kripë deti e Himalajeve.

I përzieni pesë lugë gjelle mjaltë organike me një lugë gjelle kripë deti dhe produktin e fituar e përdorni para se të shkoni në shtrat, transmeton Telegrafi.

Vetëm e vëni pak nga produkti nën gjuhë dhe pritni t’ju merr gjumi.

 

Pse është ky produkt i mirë?

 

Kripa e detit të Himalajeve përmban më shumë se 80 elemente që trupit i duhen për procese të ndryshme, përfshirë ripërtëritjen e trupit nga dita e kaluar.

 

Në anën tjetër, mjalti përmban glukozë që i furnizon qelizat tona me energjinë e nevojshme dhe ndihmon në ripërtëritje.