8 të vërteta që duhet t’i pranojmë në vitin 2022. Bëni mirë...

8 të vërteta që duhet t’i pranojmë në vitin 2022. Bëni mirë t’i lexoni!

358
0

Duhet të jesh në gjendje ta pranosh kur ti je personi toksik, kur pasiguritë e tua po kontrollojnë sjelljen tënde dhe kur je ti që po tregohesh i padrejtë. Faji është i mirë për egon, përgjegjësia është e mirë për të ardhmen.

Fjalët janë forma më pak e besueshme e komunikimit. Energjia, besimi, gjuha e trupit dhe heshtja e dikujt do të thotë më shumë se çdo sinjal tjetër. Dëgjoji ato me kujdes.

Pendesa do të dëmtojë më tepër se dështimi. Mundohu të bësh gjënë e duhur, zgjedhjen e duhur përherë dhe të pendohesh më pak për vendimet që merr.

Një person narcisist do të bëjë të ndihesh keq me veten, për aftësi të cilat mund të të mungojnë. Mbroji kufijtë e tu me çdo kusht, mbaji larg personat që nuk ia vlejnë në jetën tënde.

Nëse do të vazhdosh të presësh deri “kur të jesh gati”, atëherë do të presësh përgjatë gjithë jetës tënde. Është e sigurtë që po, pasi momenti i duhur nuk vjen asnjëherë, nëse nuk merr nisma të reja në jetën tënde.

Nuk ke pse të kesh frikë nga mundësitë e reja, dashuritë e reja, apo sfidat e reja. Frikësoji dhimbjeve të së shkuarës, mundohu t’i kujtosh ato sa më rrallë.

Shpesh do të gjendesh në luftë me veten. Kuptoje këtë gjë. Mos ia vendos fajin askujt, pasi në shumicën e rasteve nuk ka kundërshtarë apo armiq, ka vetëm luftë kundër vetes.

Përfundimi më i rëndësishëm që duhet të kuptosh në jetë, është se je përherë i/e mjaftueshëm/mjaftueshme në jetën tënde. Ky përfundim nuk do të bëjë ta humbasësh ambicien tënde, thjesht do të ndihmojë t’i arrish gjërat e duhura në momentin e duhur, pa kërkuar ndihmën e të tjerëve përderisa mund t’ia dalësh mbanë vetë.