E keni menduar se çfarë ndodh me trupin nëse ndërprisni konsumimin e...

E keni menduar se çfarë ndodh me trupin nëse ndërprisni konsumimin e kafesë?

384
0

Nëse ju pëlqen kafeja, por keni vënë re se e teproni me konsumimin e saj dhe dëshironi të hiqni dorë, atëherë duhet të dini efektet që shkakton në trup lënia e saj.

Dhimbje koke

Kafeja është një stimulues, të cilin, pasi e ke konsumuar rregullisht, të ka krijuar varësi. Largimi ndaj saj vjen me disa pasoja dhe dhimbja e kokës është një prej tyre. Arsyeja e saktë përse shtohen dhimbjet e kokës pas lënies së kafesë nuk është analizuar krejtësisht, por disa ekspertë të mjekësisë shpjegojnë që kafeina relakson enët e gjakut. Kur nuk pi më kafe, enët e gjakut ngushtohen dhe shkaktojnë dhimbje. Lajmi i mirë është që pas 7-10 ditë, dhimbja zvogëlohet.

Luhatje humori

Luhatjet e humorit, lodhja dhe acarimi janë të paevitueshme kur i thua kafesë ose pijeve me kafeinë, lamtumirë. Që njerëzit të mos mendojnë se ke lajthitur, më mirë paralajmëroji që mungesa e këtyre lëngjeve të dëmshme shkakton këtë paqëndrueshmëri që fatmirësisht nuk zgjat shumë.

Më shumë energji

Është e pamundur të mohohet. Gjatë ditëve të para të heqjes dorë nga kafeina, me siguri do të ndihesh pa energji, por shumë shpejt energjia do të rikthehet fuqishëm. Njerëzit që konsumojnë kafe dhe lëngje të gazuara veçanërisht në mbrëmje dhe në darkë nuk bëjnë një gjumë të qetë. Ata zgjohen të lodhur dhe kërkojnë më shumë kafeinë. Kur ta heqësh këtë zakon, do të flesh më mirë dhe do të kesh më shumë energji për të përballuar ditën.

Thuaji stresit lamtumirë

Kur konsumon produkte me kafeinë, adrenalina shtohet ndjeshëm dhe në mënyrë të panevojshme, së bashku me stresin. Kur të heqësh dorë prej këtyre produkteve, do të ndihesh më pak në ankth dhe në stres. Për më tepër, kafeja dhe pijet e tjera me kafeinë kanë ndikim në buxhetin tënd personal, ndaj si rrjedhojë do të ndihesh më pak i stresuar edhe për shpenzimet.

Luhatje të peshës

Nëse pijet me kafeinë janë të mbushura me kalori, sheqer ose ëmbëlsues natyralë, pasi të hiqni dorë prej tyre do të ndihmoni organizmin të bierë në peshë. Por nga ana tjetër, nëse dëshironi të hiqni dorë nga zakoni i të pirit çaj të freskët jeshil ose kafe të zezë, kjo do t’ju bëjë të shtoni në peshë. Arsyeja: kafeja zvogëlon përkohësisht oreksin dhe shton ritmet e metabolizmit. Në mënyrë që të pakësoni dëmet, pini më shumë ujë dhe konsumoni shumë fruta dhe perime.

Kujdes me antioksidantët

Heqja dorë nga pijet me kafeinë, bën që të përfitosh më pak antioksidantë. Besoje ose jo, kafeja është burimi primar i antioksidantëve në vaktet ditore. Antioksidantët janë luftëtarë të zotë kundër radikaleve të lira. Ato zvogëlojnë gjasat e zhvillimit të tumoreve të gjirit dhe mushkërisë. Çaji është gjithashtu një pije e mbushur me antioksidantë që ndihmojnë qelizat e shëndetshme kundër dëmeve kancerogjene.

Kujdes me kujtesën

Studimet kanë treguar që kafeina ka një ndikim pozitiv në kujtesën afatgjatë dhe atë afatshkurtër. Ndaj, kur të heqësh dorë prej saj do të kesh problem të kujtosh ku ke vendosur çelësat, syzet apo edhe emrat.

Shperndaje