Vjedhje ‘spektakolare’ e miliona lekëve, e dinte që kushërira po vinte në...

Vjedhje ‘spektakolare’ e miliona lekëve, e dinte që kushërira po vinte në Tiranë me valixhen plot me para dhe flori, i riu fut të dashurën në aksion, hipën në furgon me të dhe…

414
0

Një çift të rinjsh janë bërë pjesë e një vjedhje spektakolare, që është zbardhur nga Policia edhe pse ata nuk janë vënë ende në pranga. Një 36-vjeçar, pasi e dinte që kushërira e tij po udhëtonte me një valixhe me para dhe flori nga Peshkopia drejt Tiranës, ka organizuar vjedhjen. Ai ka udhëzuar të dashurën e tij, që të hipte në furgonin e linjës Peshkopi-Tiranë, dhe të merrte valixhen e kushërirës së tij, me pretendimin se ishte e saja.

 

Njoftimi i policisë:

 

Zbardhet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe dokumentohet me prova ligjore, vjedhja e një  shume të konsiderueshme parash dhe bizhuterish floriri. Shpallen në kërkim dy autorët e vjedhjes. Sekuestrohen 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe bizhuteri floriri. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në provat ligjore të grumbulluara, bënë shpalljen në kërkim të shtetasve: – L. D., 36 vjeç banues në Tiranë, dhe Q. H., 26 vjeçe, banuese në Peshkopi, Dibër.

 

36-vjeçari, pasi ka marrë informacion se kushërira e tij, shtetasja K. Gj., do të udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, me një valixhe me para, në bashkëpunim me të dashurën e tij, shtetasen Q. H., ka organizuar vjedhjen e valixhes.

 

Shtetasja Q. H. është paraqitur si udhëtare në linjën e furgonit me të cilin do të udhëtonte shtetasja K. Gj. dhe pasi ka udhëtuar disa orë, ka zbritur në Tiranë, duke marrë edhe valixhen, me pretendimin se ishte e saj.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe disa bizhuteri floriri.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.