Keni ftohtë? Zbuloni sëmundjet që mund ta shkaktojnë

Keni ftohtë? Zbuloni sëmundjet që mund ta shkaktojnë

436
0

Disa njerëz mund të jenë shumë të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Ka njerëz që preferojnë të mbajnë çorape prej leshi edhe gjatë natës e ka të tjerë që nuk ua ndien për të ftohtin.

Nëse futeni në kategorinë e parë, atëherë zbuloni arsyet përse keni më shumë ftohtë se të tjerët.

 

Vuani nga anemia

Anemia shfaqet kur organizmi nuk përmban sasi të mjaftueshme të qelizave të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjenin aty ku ka nevojë.

 

Mungesa e rruazave të kuqe të gjakut do të shkaktojë plogështi, dobësi, marramendje dhe vështirësi në frymëmarrje.

 

Ndjeshmëria e lartë ndaj të ftohtit është gjithashtu një nga simptomat dhe manifestohet kryesisht tek duart dhe këmbët.

 

Tiroidja

Në rastet kur tiroidja nuk arrin të prodhojë mjaftueshëm hormone, ju do të jeni tepër të ndjeshëm ndaj të ftohtit.

 

Në këto raste mund të përballeni edhe me dhimbje gjymtyrësh, konstipacion, përtharje lëkurës dhe shtim në peshë.

 

Simptomat e tiroides duan vite të tëra të manifestohen plotësisht.

 

Ky problem me tiroiden mund të shkaktohet nga sëmundje të tjera të fshehura dhe zakonisht mjeku mund të rekomandojë marrjen e hormoneve për të zëvendësuar ato që trupi nuk arrin të prodhojë.

 

Sëmundje të veshkave

Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojnë sëmundje të veshkave.

 

Kjo e fundit ul temperaturën e trupit dhe nxit shfaqjen e problemeve të tjera.

 

Sëmundjet e veshkave kanë lidhje edhe me aneminë që ju bën të keni ftohtë edhe kur jashtë është ngrohtë.

 

Diabeti i tipit 2

Nëse keni diabet ju mund të vuani edhe nga veshkat edhe qarkullimi i dobët i gjakut që ju bën të keni ftohtë.

 

Diabeti dëmton nervat dhe ju bën të ndjeshëm ndaj të ftohtit.

 

Mbajtja nën kontroll e nivelit të sheqerit në gjak ju vjen në ndihmë.

 

Anoreksia nervore

Ky çrregullim ushqimor është i dëmshëm për organizmin.

 

Mungesa e yndyrës në organizëm ju bën më të ndjeshëm ndaj të ftohtit sidomos në zonën e këmbëve dhe duarve.

 

Gripi

Shkaktohet nga një virus që pushton gjithë organizmin, përfshirë hundën, fytin dhe mushkëritë.

 

Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë të lartë por edhe me ethe në të njëjtën kohë.

 

Ju mund të përjetoni dhimbje koke, dhimbje muskujsh, kollë dhe dobësi.

 

Mungesa e vitaminës B12

Mungesa e kësaj vitamine shkakton anemi dhe ndjeshmëri ndaj të ftohtit.

 

Vitaminën B12 e merrni tek shpendët, veza dhe peshku.

 

Megjithatë, ka njerëz që kanë vështirësi në përthithjen e kësaj vitamine.

 

Mungesa e hekurit

Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit rrit ndjeshmërinë ndaj të ftohtit.

 

Kjo sëmundje shfaqet kur trupi nuk e përthith dot hekurin siç duhet.

 

Burimi më i mirë bimor i hekurit gjendet tek drithërat, bizelet, qiqrat dhe barishtet.

 

Alkoli

Alkoli mund t’ju ngrohë, por ngrohja është momentale.

 

Me pirjen e tij, temperatura e trupit vazhdon e bie dhe pjesa e trurit që rregullon temperaturën çoroditet tej mase.

 

Në mot të ftohtë, pirja e alkolit mund të shkaktojë hipoterminë një problem të rrezikshëm./AgroWeb.org