Kamerierët tregojnë për çfarë ju ‘gjykojnë’ më shumë gjatë kohës që kaloni...

Kamerierët tregojnë për çfarë ju ‘gjykojnë’ më shumë gjatë kohës që kaloni në restorant

348
0

  1. “Kur ti vjen në restorant vetëm 30 minuta para se ta mbyllim. Duhet ta dini që në ato momente ju urrejmë.”

 

  1. “Ti mund të duash të ndryshosh çdo detaj të ushqimit tënd, në mënyra nga më të çuditshmet, por nëse je i sjellshëm dhe i kuptueshëm e bëj me shumë dëshirë. Nëse fillon të më urdhërosh pa pikën e mirësjelljes me shumë gjasa do të marrësh si përgjigje: “Më vjen keq, nuk e kemi këtë.” Edhe nëse e kemi!”

 

  1. “Gjykoj shumë seriozisht ata që thonë ‘a mund të nxitosh të lutem’? A thua se të tjerët që janë para jush do të të lirojnë radhën vetëm se ti nuk ke kohë. Çfarë dreqin është kjo kërkesë?”

 

  1. “Mua më acarojnë kur më pyesin se çfarë ka restoranti. E ke menunë para, thjesht duhet të heqësh sytë nga telefoni dhe u zgjidh.”

 

  1. “Urrej kur ata porosisin dhe në momentin që unë jua dërgoj më thonë që nuk ishte kjo çfarë kisha porositur, kur në fakt ishte fiks ajo.”

 

  1. “Kur njerëzit ankohen për çmimet e ushqimeve ose për diçka që nuk e kemi. Nuk e di nëse janë të vetëdijshëm që kjo s’është në dorën time.”

 

  1. “Mua më acarojnë prindërit që i lënë fëmijët gjatë gjithë kohës në telefon kur ushqehen. Gjëja më e tmerrshme që mund t’i bësh fëmijës, të mos e mësosh të fokusohet tek ushqimi dhe të mos ketë respekt për atë që shërben, veçanërisht në momentin që porosit.”

 

  1. “Kur fillojnë pyesin për çdo gjë që kemi në menu. Mund të të përgjigjem për 2-3 gjëra, por jo për çdo element.”

 

  1. “Kur duan të ndërrojnë pelenat e bebit në tavolinë ndërkohë që të tjerët po hanë. Eshtë e tmerrshme zonjë, mos e bëj më!”