Tryeza më e bollshme e vitit është pa dyshim ajo e Vitit të Ri. Të gjithë tundohemi nga ushqimet plot shije, ëmbëlsirat tërheqëse dhe mesatarisht shtojmë 2-3kg nga të cilat 0,5kg nuk zbresin më! Ato kontribuojnë në shtim të konsiderueshëm ndër vite.
Për ata qe vuajnë nga kolesteroli i lartë, hipertensioni dhe diabeti, tryeza e Vitit te Ri mund të përbëjë një “zonë të minuar”. Le te shohim disa nga ushqimet te cilat kërkojnë vëmendje:
- Lëkura e gjelit te detit
Nen lëkuren e gjelit te detit akumulohet një sasi e konsiderueshme yndyre te ngopur, kolesteroli dhe kripe. Ne vetëm 30gr lëkure gjenden 160kalori te cilat vijnë nga yndyre e ngopur dhe 50mg kolesterol. Përveç këtij fakti, mënyra e gatimit ka shume te beje me përmbajtjen e lëkurës. Temperaturat e larta te gatimit mund te shkaktojnë formimin e substancave kancerogjene.
- Pijet e gazuara
Pijet e gazuara përmbajnë sheqer ne sasi te mëdha. Vetëm një kanaçe e vogël përmban 12 luge sheqer! Kaloritë e 12 lugëve sheqer janë te barabarta me kaloritë e një cope bakllava! Me ndryshimin e vetëm qe bakllavaja te ngop madje te vel kurse kaloritë nga pijet e gazuara sensoret tanë te ngopjes nuk I njohin fare!
- Pijet alkoolike
Pijet alkoolike shkaktojnë dehidratim (sidomos pijet e kripura), dhe rënie te sheqerit ne gjak. Disa kokteje mund te përmbajnë sasi te mëdha kalorish dhe sheqeri duke u përzier me shurupe te koncentruar.
- Kujdes nga majoneza
Majoneza qe përdorim për sallatën ruse është nga ushqimet me delikate dhe me te mundshme për te shkaktuar helmime. Kjo për shkak te te verdhës se vezës e cila përdoret e gjallë.