Dy restorante në Split të Kroacisë, po ofrojnë sushi të servirur mbi trupin e femrave lakuriq. Ky shërbim i pazakontë ofrohet në restorantet “Olive Tree” dhe “Roof 66/Fetish, Food & Meu”.
Ndërsa në menu kjo ofertë quhet “një performancë artistike e dekorimit dhe servirjes së sushit nga trupi”.
Kjo menu ofrohet dy herë në ditë për një orë e gjysmë dhe kushton nga 3600 kuna (479 euro) deri në 7500 kuna (998 euro) në varësi të numrit të të ftuarve në restorante.
Restorantet janë në pronësi të së njëjtës kompani dhe gjenden në qendër të qytetit të Splitit. Servirja e sushit në trupin lakuriq të një femre aplikohet prej kohësh në Japoni dhe njihet si Nyotaimori.