Nga rënia në peshë te përmirësimi i kujtesës, ja pse duhet të...

Nga rënia në peshë te përmirësimi i kujtesës, ja pse duhet të hani çdo ditë gjalpë kikiriku

356
0

Nëse jeni të apasionuar pas gjalpit të kikirikut, sot kemi një artikull shumë të veçantë për ju, pasi do t’ju tregojmë se cilat janë përfitimet e tij:

 

1.Ul rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit: Çdo vit raportohen rreth 246.000 raste të reja të kancerit të gjirit dhe më shumë se 50 mijë gra në vit vdesin nga kjo sëmundje. Sipas një studimi të publikuar nga ‘’Instituti Amerikan i Shëndetit” dhe “ Fondacioni Kërkimor për Kancerin e Gjirit”, gratë që konsumojnë gjalp kikiriku janë më pak të rrezikuara prej tij. Gjalpi i kikirikut ka në përmbajtjen e tij proteina dhe yndyrna natyrale, të cilat shërbejnë si mburojë për prodhimin dhe shumimin e qelizave kancerogjene që çojnë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje.

 

2.Nxit rënien nga pesha: Ndiheni akoma të fryrë nga festat e fundvitit dhe nuk dini si të eliminoni kilogramët e tepërt? Mos u shqetësoni, 2 lugë gjalpë kikiriku në javë do t’ju ndihmojnë jo vetëm të bini nga pesha, por do të furnizojnë gjithashtu trupin tuaja me proteina natyrale, acide yndyrore Omega -3, fibra dhe fitokimikate, të cilat ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

 

3.Ul nivelin e stresit: Vdekja e një njeriu të dashur, humbja e punës, divorci, një zhgënjim afatshkurtër ose një ngjarje madhore jetësore bëhet shkak për shfaqjen e stresit, i cili shpeshherë mund t’ju çojë edhe drejt izolimit dhe mbylljes në vetvete. Mjekët psikiatër sugjerojnë që një regjim ushqimor i pasur, vepron më shpejt se ilaçet. Gjalpi i kikirikut përmban një beta-sitosterol, një enizimë bimore që ndihmon në normalizimin e niveleve të kortizolit, hormonit të stresit. I kombinuar me ushqimin tuaj të preferuar, do të ketë një efekt edhe më të mirë në gjendjen shpirtërore.

 

4.Përmirëson kujtesën: Yndyrnat e shëndetshme Omega 3, antioksidantët, hekuri, magnezi, kalciumi, vitamina E, zinku, magnezi dhe niacina (vitamina B3) janë disa prej përbërësve të gjalpit të kikirikut që përmirësojnë funksionet e trurit dhe janë në gjendje të forcojë kujtesën, veçanërisht tek njerëzit e moshuar. Madje shumë mjekë e kanë përfshirë si trajtim alternativ për sëmundjen e Alzheimerit.

 

5.Është një ushqim i shkëlqyer për ata që merren me sport: Yndyrnat dhe karbohidratet e tij do t’ju mbushin me energji të mjaftueshme para dhe pas orëve të kaluara në palestër. Është gjithashtu i pasur me kalium i cili ndihmon në rikuperimin e trupit pas ndonjë tërheqje muskulare.