5 shenja që në jetën tuaj ka një ujk të maskuar si...

5 shenja që në jetën tuaj ka një ujk të maskuar si dele

299
0

Zbuloni shenjat se një person i rremë është afër jush, dhe largohuni sa më shpejt të jetë e mundur!

Në listën më poshtë, ju sjellim pesë shenja për të njohur ujqërit e veshur si dele që ju rrethojnë. Shikoni dhe mësoni se si të mbroni veten nga negativiteti i tyre!

 

  1. Gënjeshtrat e vazhdueshme dhe shtrembërimi i fakteve

 

Vazhdimisht gënjeshtrat dhe faktet e shtrembëruara janë një nga mashtrimet më të zakonshme të këtyre njerëzve. Ata i sajojnë gjërat dhe na manipulojnë për të besuar se ato janë të vërteta, kështu që gradualisht janë në gjendje të dominojnë jetën tonë dhe të diktojnë se si duhet të veprojmë, pa e kuptuar ne. Jini të vetëdijshëm për këtë sjellje.

 

  1. Tregojnë epërsi përmes komenteve të maskuara

 

Ujqërit me rroba deleje do të shfrytëzojnë çdo mundësi për të bërë komente pasive-agresive në lidhje me pamjen, mendimet, sjelljen ose aftësitë e viktimave të tyre. Ata shpesh flasin për pamjen e tyre, sjelljen, madje edhe gabimet e së kaluarës. Qëllimi i tzre është ta bëjnë personin tjetër të ndihet inferior, në mënyrë që të mund ta dominojnë kollaj.

 

  1. Poshtërimi i maskuar si humor

 

Një gjë është humori që të bën të qeshësh, dhe një tjetër është ajo që poshtëron dhe lëndon personin tjetër. Dhe kjo është pikërisht ajo që bëjnë ujqërit e maskuar si dele, ata na kapin me kujdes, në momentet kur ne jemi më të lumtur dhe krenarë për veten tonë dhe na poshtërojnë, veçanërisht në prani të njerëzve të tjerë, dhe maskojnë qëndrimet e tyre si “humor”. Kjo është një strategji pasive-agresive e presionit psikologjik dhe frikësimit të viktimës.

 

  1. Thashethemet prapa shpinës tuaj

 

Thashethemet janë sjellje negative e këtyre njerëzve që synon të minojë reputacionin tonë për ata që na rrethojnë. Ata krijojnë thashetheme të rreme për ne dhe manipulojnë mendimet e të tjerëve në mënyrë që ata që duam më shumë të na kthejnë shpinën. Qëllimi i tyre është të na dominojnë me të vërtetë, duke na lënë pa ndonjë ndihmë kundër të këqijave.

 

  1. Krahasime të vazhdueshme me njerëzit e tjerë

 

Ujqërit e maskuar si dele vazhdimisht na bëjnë të besojmë se jemi inferiorë ndaj të gjithëve përreth nesh dhe se nuk meritojmë respekt dhe barazi. Ata duan të na e dëmtojnë besimin tonë, në mënyrë që të jetë më e lehtë për të kontrolluar mendimet dhe qëndrimet tona. Më keq akoma, shpesh ata maskojnë kritikat e tyre në formën e “këshillave”, në mënyrë që ne të mund t’i pranojmë më lehtë ato që ata kanë për të thënë.

 

Këto janë disa nga shenjat që ju lejojnë të njihni ujqërit e maskuar si dele përreth jush. Nëse i keni identifikuar këto karakteristika tek dikush që njihni, ikni sa më shpejt që të jetë e mundur, për të mirën tuaj!