E vërteta është se askush nuk e di se sa flemë vërtet!

E vërteta është se askush nuk e di se sa flemë vërtet!

322
0

 

Gjashtë orë gjumë nuk janë maksimumi, i them vetes sa herë që më ndodh, dhe që më ndodh shumë shpesh. Por në fund nuk janë as keq, apo jo? Në fund të fundit, janë vetëm një orë më pak se sa idealja e supozuar prej shtatë orësh, dhe 50% më shumë se katër-orëshi, që fle Donald Trump, sipas asaj që thotë ai vetë.

Megjithatë, një studim i publikuar së fundmi nga revista “Fast Company”, ka dalë se, në veprimtari të caktuara njohëse, personat që kishin fjetur vetëm gjashtë orë në natë për dhjetë netë resht, merrnin të njëjtat rezultate të dobëta, si ata që nuk kishin fjetur për dy ditë me radhë.

Privimi progresiv i gjumit është pak a shumë si shembulli proverbial i bretkosës në tenxheren që vlon. Në fund, rezultati është i njëjtë me vdekjen e papritur, por kalimi është kaq gradual saqë kafsha pothuajse nuk e kupton atë.

Për të përkeqësuar gjërat, është fakti që ne mund të flejmë edhe gjashtë orë në natë, apo ndonjë periudhë tjetër të papërshtatshme kohe, dhe të jemi të bindur se kaq mjafton. Ky është një tjetër zbulim tipik i eksperimenteve të gjumit: sipas një prej këtyre studimeve, ne gjithmonë e mbivlerësojmë kohën që kemi fjetur, mesatarisht me 48 minuta. Dhe këtu gjërat bëhen të ndërlikuara, sepse studiuesit kanë identifikuar gjithashtu një “efekt placebo” të gjumit: në detyra konjitive, ne dalim më mirë kur mendojmë se kemi fjetur mjaftueshëm, edhe pse nuk është e vërtetë.

Implikimi i parë praktik i këtij zbulimi është se ndoshta kemi nvojë të flemë më shumë, edhe nëse nuk na vjen gjumë, ose jemi të bindur se orët që kemi fjetur janë më se të mjaftueshme. Nga ana tjetër, pasi të keni marrë parasysh dhe ndryshuar zakonet tuaja në përputhje me rrethanat, harroni këtë fjalinë e fundit dhe bëni gjithçka të mundeni, për të bindur veten që keni pushuar mjaftueshëm (për shembull, mos thoni se jeni shumë të lodhur). Keni nevojë të flini më shumë, por edhe të bindni veten që nuk është kështu. E di, është paradoks, por mos e humbni gjumin për këtë. / The Guardian

Shperndaje