Përleshje masive mes 100 personave në Zvicër, të përfshirë edhe shqiptarët, sherri...

Përleshje masive mes 100 personave në Zvicër, të përfshirë edhe shqiptarët, sherri nisi për një femër

318
0

Një përleshje mes 100 persona, mes të cilëve dhe shqiptarë ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:00 në Qarkun e vogël në mes të Baselit dhe Delemont, të Zvicrës.

Mësohet sherri fillimisht ka nisur me fjalë e më pas ka përfunduar me dhunë fizike, ku disa persona kanë përdorur dhe thika e shkopinj bejsbolli.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e përleshjes por sipas dëshmitarëve dyshohet se shkaku i përplasjes ishte një grua.

Përleshja nisi fillimisht në mënyrë verbale mes të dy të miturve, një 15 vjeçari shqiptar dhe një moshatari të tij zviceran. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, ku më pas personat e përfshirë në rrahje janë larguar në drejtime të ndryshme.

Policia e Basel-Landschaft, njofton se disa persona kanë pësuar lëndime të lehta, ndërkohë që po punohet për kapjen e personave që ishin të përfshirë në sherr.