Emri/ Kush është i riu që u vra në Tiranë, sherri dyshohet...

Emri/ Kush është i riu që u vra në Tiranë, sherri dyshohet se nisi…

410
0

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës Irfan Tomini, ku pas një sherri të çastit mes dy personave, dyshohet në gjendje të dehur, njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasit Jurgen Duka. 29 vjeçari u dërgua me urgjencë drejt spitalit, ku dhe më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Vijojnë hetimet në lidhje me rrethanat e kësaj ngjarje, dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Njoftimi i policisë: Me datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi J.D. (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar.

Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes.

Janë marrë në pyetje shoku i shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje.

 

Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.