E ëma e shiti vajzën 15 mijë dollarë tek një shofer, ai...

E ëma e shiti vajzën 15 mijë dollarë tek një shofer, ai i merr në telefon pas dasmës, ja çfarë i ndodhi..

319
0

Nëna e një vajze afgane është akuzuar se e detyroi vajzën e saj të martohej me një burrë pa dashuri dhe për këtë ka marrë 15,000 dollarë. Sakina Muhammad Jan, 45 vjeç, akuzohet se i bëri presion vajzës së saj Ruqia Haidari, 21 vjeç, për t’u martuar me shoferin 25-vjeçar të Uber , Mohammad Ali Halimi, në nëntor 2019. Çifti u takua vetëm katër herë përpara se të martoheshin para qindra të ftuarve, 180 km në veri të Melburnit , në një sallë të madhe komunitare.

 

E reja, në mënyrë të përsëritur kundërshtoi përpjekjet e të shoqit për martesën me detyrim. Më 18 janar, Muhamed Taqi Haidari, vëllai i vajzës, dëgjoi i pafuqishëm ndërsa dyshja debatoni, duke mos e kuptuar se do të ishte hera e fundit që ai dëgjoi zërin e motrës së tij. I vëllai do të fliste përsëri me kunatin e tij, por ai i telefonoi për t’i thënë: “Nëse je burrë, eja merr trupin e pajetë të motrës”. Gjatë kohës ndërmjet thirrjeve, Halimi gjeti një thikë inox nga kuzhina dhe i preu fytin dy herë zonjës Haidari, përcaktoi përfundimisht Gjykata e Lartë e Australisë Perëndimore.