Mësimet e një djali të vogël nga jeta e vështirë. Do t’ju...

Mësimet e një djali të vogël nga jeta e vështirë. Do t’ju lënë pa fjalë

458
0

Një prind i pasur, duke dashur që djali i tij të kuptonte se çfarë donte të thoshte varfëria, e la të kalonte njëditë pranë familjes së një kopshtari. Djali kaloi me ta tri ditë e tri netë. Duke u kthyer për në shtëpi, ndërkohë që ishin ende në makinë, i ati e pyet: “Çfarë më thua për eksperiencën tënde? Si kalove?”

 

“Mirë”, – u përgjigj djali.

Ndërkohë i ati vazhdonte të këmbëngulte: “A ke mësuar ndonjë gjë?” Djali iu kthye:

“1. Që ne kemi një qen në shtëpi, kurse ata kishin katër, edhe pse ishin më të varfër se ne.

  1. Që ne kemi një pishinë me ujë të pastër që rrethon gjithë kopshtin e shtëpisë, kurse ata kanë një lum me ujë të pastër, me peshq që u kalon në fshat e shumë gjëra të tjera të bukura.
  2. Që ne kemi dritë elektrike në kopshtin tonë, kurse ata kanë yjet dhe hënën që i ndriçojnë.
  3. Që ne e blejmë ushqimin tonë, kurse ata e kultivojnë vetë, e mbledhin dhe e gatuajnë.
  4. Që kopshti ynë arrin deri në fund të murit rrethues të shtëpisë, kurse i tyre arrin deri në horizont.
  5. Që ne dëgjojmë CD, kurse ata simfoninë e vazhduar të papagajve, kanarinave dhe shumë gjallesave tëtjera. E gjitha kjo, e shoqëruar shpesh edhe me këngën e ndonjë kopshtari që po punon tokën ngjitur.
  6. Që ne për t’u mbrojtur jetojmë me sisteme alarmi, kurse ata jetojnë me dyer hapur, të mbrojtur nga miqësia që kanë me fqinjët e tyre.
  7. Që ne jetojmë të lidhur pas celularëve, kompjuterave dhe televizionit, kurse ata janë të lidhur pas jetës, qiellit, diellit, ujit, kafshëve, tokave dhe familjeve të tyre”.

 

I ati mbeti tepër i mahnitur nga mësimet e djalit të tij. Në fund, djali vazhdoi duke i thënë: “Faleminderit që më ke mësuar se sa të varfër jemi. Dhe çdo ditë varfërohemi më tepër, sepse nuk e shohim mënatyrën”.