Videoja ku puthej me një vajzë të panjohur bëri xhiron e rrjetit,...

Videoja ku puthej me një vajzë të panjohur bëri xhiron e rrjetit, konkurrenti i “Për’puthen” sqaron si qëndron e vërteta

309
0

Ditët e fundit në rrjet qarkulloi një video e konkurrentit të “Për’puthen”,  Bashkim Saitit me një vajzë të panjohur për publikun në një lokal nate.

Dyshja dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe madje në një moment, djali nga Kosova i dhuron brunes seksi një puthje në qafë. Kjo i ka habitur fansat e Bashkimit, sepse konkurrenti ishte pothuajse gati të deklarohej për Alvisa Qarrin në programin e dashurisë.

Gjatë puntatës së djeshme, Bashkimi ka bërë një sqarim para të gjithëve për videon virale. Konkurrenti tha se nuk e njeh vajzën që shihet krah tij dhe se ajo ishte thjesht një fanse e programit në të cilin ai ka marrë pjesë. Ndër të tjera, ai zbuloi se momenti është filmuar rreth një javë më parë.

“Aty isha në një club dhe kjo vajza mu afrua, sepse është fanse e emisionit. Po më pyeste për emisionin dhe i dhashë një puthje në faqe kur iku. Prandaj videoja është dy sekonda, aty ishte gjithë ai club me shumë njerëz dhe s’ka asgjë. As nuk e njoh atë vajzën është thjesht fanse mund ta quaj, jo e imja se unë jam askushi, por e emisionit. Momenti ka diku te një javë që ka ndodhur”,- tha ai.

 

Alvisa, e cila është rikthyer në program pas skandalit me ish të dashurin, tha se nuk i ka ardhur mirë kur ka parë videon. Kjo sepse ajo është në studio vetëm për Bashkimin.

 

“Normalisht kur e pashë në fillim nuk më erdhi mirë. Nuk është ndonjë gjë e bukur ta shohësh, por më pas kur u sqarua e besoj Bashkimin. Kam dashur sigurisht që ai këtë moment hapësire ta shfrytëzonte në lidhje me mua, por gjithsesi, u sqaruam”,– tha ajo.