Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin që të mbash të ekuilibruar nivelet e sheqerit në gjak mund të jetë shumë e vështirë. Prandaj çdo frut apo perime që konsumohet duhet të jetë i duhuri. Këtu keni të listuara disa ushqime të cilat ndihmojnë me diabetin e tipit 1 dhe 2
Peshku
Peshku është një nga produktet më të shëndetshme. Salmoni, sardelet, açuget janë burimi më i mirë për yndyrnat omega 3 dhe acidet DHA dhe EPA që ndihmojnë zemrën. Për të gjithë personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i konsumojnë pasi ata janë të predispozuar që të preken nga sëmundjet e zemrës. Këto acide mbrojnë qelizat dhe reduktojnë inflamacionin duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Të gjelbërtat
Perime si spinaqi, lëpjetat, sallata janë plot me vlera por me pak kalori. Duke qenë se treten shpejt nga organizmi nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Gjithashtu këto produkte janë të pasura me vitaminën C, që luan rol të rëndësishëm në eliminimin e inflamacionit dhe tensionit të lartë.
Kanella
Kanella është e pasur me antioksidantë, të cilat mbrojnë shëndetin e syve. Studime të shumta mjekësore kanë vërtetuar se kanella mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës. Një tjetër studim vuri re se kanella arrin të ulë dhe kolesterolin dhe nivelet e triglicerideve.
Vezët
Vezët janë vërtet një paketë me vlera shëndetësore. Përveç se të mbajnë më gjatë të ngopur, nëse konsumohen rregullisht ato ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës. Vezët gjithashtu përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ndihmojnë prodhimin e kolesterolit të mirë.
Kosi
Kosi është një nga produktet e bulmetit më të mirët për personat me diabet. Të dhëna kanë treguar se konsumimi i kosit ekuilibron sheqernat në gjak dhe parandalon sëmundjet e zemrës përmes probiotikëve që përmban. Tek personat me diabetin e tipit 2, kosi ndihmon në rënien në peshë dhe ndihmon në systemin tretës.
Arrorët
Arrorët janë të shijshëm dhe të pasur me vlera për organizmin. Të gjithë llojet e arrorëve përmbajnë fibra të cilat treten shumë lehtë nga sistemi ynë. Konsumimi rutinor i tyre arrin të nsihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe në uljen e sheqerit në gjak.
Brokoli
Brokoli tanimë është i famshëm për vlerat e tij. Studime kanë pohuar se brokoli ndihmon në uljen e insulinës në gjak dhe mbrojnë qelizat nga radikalet e lira që prodhohen gjatë proceseve të metabolizmit.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit ndryshe mund të quhet si balsami i zemrës. Ai përmban acide yndyrore të cilat ndihmojnë në prodhimin e substancës HDL, që është parë të jetë në shifra jo të shëndetshme tek personat me diabetin e tipit 2. Gjithashtu vaji i ullirit ndihmon në ekuilibrimin e tensionit të gjakut dhe qarkullimit të tij për një zemër më të shëndetshme./AgroWeb