
Deputeti demokrat i Lushnjes Saimir Korreshi iu bashkua këtë të hënë protestës së fermerëve në Lushnje, që kërkojnë nga qeveria rishikim të paketës fiskale. Fermerët kanë prej disa ditësh që protestojnë për këtë çështje ndërkohë që shqetësimit të tyre i është bashkuar edhe opozita. Ndërkohë, deputeti demokrat ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet me disa kastraveca dhe një presh në duar, dhe thotë se me to do të shkojë në Kuvend, kur sot do të mbahet seanca maratonë për të diskutuar projekt buxhetin për vitin 2022. “Rruges per ne Parlament.
Duke i sjell produkte BIO qeverise direkt nga fermeret e Myzeqese”, shkruan Korreshi, i cili është i njohur tashmë për deklaratat e tij pikante në Kuvend, që prekin në thelb problemet e shoqërisë shqiptare.