Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu në të gjithë territorin. Intensiteti më i madh i reshjeve do të jetë në zonat e jugut.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 13°C në 22°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 24°C.
Era do të fryjë në drejtim Lindor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05°C në 10°C dhe në zonat e ulëta nga 07°C në 13°C.