Kapsllëku, kockat, zemra dhe sheqeri në gjak – ky frut i zgjidh...

Kapsllëku, kockat, zemra dhe sheqeri në gjak – ky frut i zgjidh të gjitha

343
0

Boronicat janë nga frutat më të shijshme dhe më të shëndetshme që ekzistojnë. Ato rekomandohen të konsumohen sa më shpesh të jetë e mundur pasi kanë efekt të pabesueshëm në organizmin e njeriut. Vlerat e tyre ushqyese mund të zvogëlojnë rrezikun e shumë sëmundjeve:

 

1.Ngadalësojnë plakjen e trurit – Ato janë të pasura me antioksidantë dhe përmbajnë flavonoid antocianinë, i cili ngadalëson plakjen e qelizave të trurit. Ato kontribuojnë për përmirësimin e aftësive motorike dhe ngadalësojnë çmendurinë.

 

2.Mbrojnë zemrën – Këto fruta përmbajnë substanca që reduktojnë rrezikun e akumulimit të depozitave yndyrore dhe për këtë arsye mbajnë larg sëmundjet e zemrës. Dhjami në zonën e barkut rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, prandaj ushqimi i pasur me boronica është i dobishëm në parandalimin e këtyre sëmundjeve. Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i boronicave zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër, veçanërisht tek femra.

 

3.Për imunitet më të fortë – Boronicat janë të pasura me antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar duke neutralizuar efektet e radikaleve të lira. Në këtë mënyrë reduktohen efektet e dëmshme të toksinave që hyjnë në trup.

 

4.Rregullojnë sheqerin në gjak – Ato janë të pasura me vitaminë C dhe janë një burim i shkëlqyer i fibrave, si dhe ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak. Boronicat kanë një indeks të ulët glikemik, e cila është arsyeja pse rekomandohen për diabetikët.

 

5.Funksionojnë kundër rrudhave – Boronicat janë të pasura me polifenole dhe antioksidantë që ruajnë elasticitetin e lëkurës, nxisin prodhimin e kolagjenit dhe reduktojnë rrudhat.

 

 

 

6.Forcojnë kockat – Këto fruta janë të pasura me polifenole që nxisin forcimin e kockave dhe rekomandohen për njerëzit që vuajnë nga artriti. Studimet kanë konfirmuar se boronica parandalon humbjen e masës së eshtrave pas menopauzës.

 

7.Përmirësojnë shikimin gjatë natës – Boronicat përmbajnë antocianinë, e cila përmirëson shikimi natën dhe rrit rrjedhjen e gjakut në sy. Ushqimi i pasur me këto fruta përshpejton përshtatjen në errësirë, kurse boronicat e thata janë po aq të mira sa ato të freskëta.

 

8.Boronica kundër kapsllëkut – Ato përmbajnë fibra që stimulojnë tretjen, ndryshojnë florën e zorrëve dhe parandalojnë zhvillimin e patogjeneve të rrezikshme.

 

9.Mbrojnë kundër infeksioneve të traktit urinar – Boronicat blu si ato të kuqe në mënyrë të ngjashme kanë efekt të dobishëm në fshikëz. Ato përsosin traktit urinar dhe parandalojnë hyrjen e baktereve.