Trajtimi me mjaltë dhe kanellë për uljen e kolesterolit në gjak

Trajtimi me mjaltë dhe kanellë për uljen e kolesterolit në gjak

327
0

Kolesteroli është një yndyrë e domosdoshme për çdo qelizë të trupit. Kolesteroli ndahet në dy kategori: Lipo-proteinë e dendësisë së lartë që njihet si kolesteroli i mirë dhe lipo-proteinë e dendësisë së ulët që njihet ndryshe si kolesteroli i keq.

 

Kolesteroli në vetvete ka katër funksione kryesore:

Mirëmbajtjen e strukturave qelizore,

Prodhimin e acideve biliare në zorrë,

Mundësimin e prodhimit të vitaminës D

Ndihmë për prodhimin e hormoneve.

Kolesteroli i keq duhet mbajtur në nivele të ulëta për shumë arsye, veçanërisht për shmangien e sëmundjeve të zemrës.

 

Nivelet e Duhura Të Kolesterolit Në Gjak

Tek të rriturit, niveli i kolesterolit të plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl.

 

Nivelet e kolesterolit të keq duhet të jenë nën 100 mg/dl ndërsa nivelet e kolesterolit të mirë duhet të jenë mbi 60 mg/dl. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për një kurë krejtësisht natyrale e cila falë konsumit të rregullt ditor, ndihmon në mbajtjen nën kontroll dhe uljen e nivelit të kolesterolit të keq.

 

Përbërësit:

 

2 lugë gjelle mjaltë,

 

1 lugë gjelle kanellë pluhur,

 

1 filxhan me çaj jeshil.

 

Përgatitja:

Ziejeni ujin në një çajnik, fikeni zjarrin dhe vendosni bustinën e çajit jeshil ose çaj të thatë.

 

 

Pas 5 minutash, kullojeni çajin në një filxhan.

 

Shtoni një lugë gjelle me kanellë pluhur e më pas dy lugë gjelle mjaltë.

 

Si Ta Përdorni Kurën Kundër Kolesterolit

Ky lëng mirëbërës duhet konsumuar rregullisht çdo ditë.

 

Ai arrin të ulë nivelin e kolesterolit në gjak që dy orë pas pirjes.

 

Vetitë e çajit kundër kolesterolit i atribuohen përbërësve të tij të shëndetshëm.

 

Kanella ka aftësi të stabilizojë sheqernat në gjak.

 

Mjalti përmirëson tretjen dhe ul kolesterolin.

 

Çaji jeshil ndihmon në djegien e yndyrnave dhe përmirëson performancën fizike të njeriut.

 

Kolesteroli i keq mund të mbahet në nivele të ulëta falë katër ndryshimeve të rëndësishme në stilin e jetesës.

 

Këto ndryshime janë:

 

Ushqyerja e shëndetshme,

 

Aktiviteti i rregullt fizik,

 

Lënia e duhanit,

 

Mirëmbajtja e peshës.

 

Nëse ndryshimet në stilin e jetesës janë të pamjaftueshme, mund të konsultoheni me një mjek për marrjen e medikamenteve të veçanta kundër kolesterolit./AgroWeb.org