Moti në gjysmën e dytë të shtatorit rezervon disa surpriza; Ja si...

Moti në gjysmën e dytë të shtatorit rezervon disa surpriza; Ja si parashikohet ai

362
0

Edhe kur u duk sikur i gjithë territori i Shqipërisë do të futej në stinën e freskët të vjeshtës, moti rezervon disa surpriza.

Nga mesi javës, rajoni pritet të përfshihet nga një valë e re nxehtësie me temperatura që parashikohet të shkojnë deri në 37 gradë në fundjavë.

Meteorologët parashikojnë që moti do të përmirësohet gradualisht duke filluar nga e marta, 14 shtator, për të kulmuar në fundjavë me temperaturat që do të na rikthejnë sërish në verë.

Temperaturat në vend do të rriten sërish në mbi 30 gradë C. Kjo rritje do të ndihet më shumë në zonat bregdetare ku temperaturat do të shkojnë nga 22 në 32 gradë C.

Ndërsa në zonat e ulëta do të shkojnë deri në 31 gradë C dhe në ato malore, megjithëse do të mbeten të freskëta, temperaturat do të ketë gjithsesi një rritje nga 13 gradë C në 25 gradë C.

Era do të fryjë në drejtim perëndimor, ndërsa valëzimi në det do të jetë i ulët.