Meshkujt tërhiqen si magnet pas këtyre 10 gjërave

Meshkujt tërhiqen si magnet pas këtyre 10 gjërave

314
0

 

1.Zëri dhe mënyra e të folurit

 

Në fillim, shkencëtarët zbuluan se meshkujt preferojnë femrat që kanë zë të hollë femëror. Merylin Monroe është shembull tipik i zërit ideal. Zëri më pak tërheqës është zëri angullues si ai i Kim Kardashian dhe Ellen Page-it.

 

Një tjetër studim tregon se meshkujt i preferojnë femrat që flasin njësoj si ata, duke pasur parasysh mënyrën se si i shqiptojnë disa fjalë dhe shkronja, ritmin e të folurit dhe detaje tjera.

 

 

2.Gjatësia

 

Me siguri të gjithë e dim se shumicën e rasteve meshkujt preferojnë femrat me të shkurta se vet ata. Dallimi në gjatësi mund të jetë me pak se 20 centimetra.

 

Gjithsesi, ka shumë meshkuj që janë më të shkurtër sesa mesatarja. Kështu që përderisa meshkujt e gjatë kërkojnë femra të shkurta, meshkujt e shkurt kërkojnë femra me gjatësi përafërsisht të njejtë si ta.

 

3.Mosha

 

Shpesh shohim çifte ku meshkulli është me i moshuar se femra. Dhe shumica e çifteve janë kështu. Sidoqoftë, ka edhe shumë çifte të lumtura ku gruaja është më e vjetër sesa partneri mashkull.

 

Shkencëtarët zbuluan se meshkujt më të ri se 20 dhe më të vjetër se 30 preferojnë femrat 24 deri 25 vjeç t’i kenë si partnere të tyre. Kjo për shkak se femrat në këtë moshë kanë më shumë gjasa që të bëhen nëna.

 

Sidoqoftë në këtë rast nuk ka rëndësi nëse femra apo mashkulli mendojnë për të pasur fëmijë. Por, kjo vjen si rrjedhojë e evolucionit. Meshkujt që kanë pasur marrdhënie me femrat të moshës 24-26 kanë pasur më shumë fëmijë se të tjerët.

 

Meshkujt që janë më të vjetër se 30 dhe zgjedhin femra më të moshuara se vet ata nuk mund të arsyetohen me këtë teori. Por me siguri në këto raste duhet të hulumtojmë për arsye dhe motive psikologjike. Ose ndoshta duhet të kemi parasysh faktin se nuk ka raste kur meshkujt e zgjedhin një femër duke u bazuar vetëm në një kriter të tërheqjes.

 

4.Ngjyra e syve

 

Shkencëtarët nga Universiteti i Tromso-së në Norvegji thonë se meshkujt me sy të kaltër parapëlqejnë femrat sykaltroshe. Sipas tyre, kjo për shkak se ngjyra e syve të fëmijëve u ndihmon atyre të kuptojnë nëse zgjidhja e tyre ishte e mirë.

 

Meshkujt me sy të kaftë dhe ata me sy të gjelbër nuk i parapëlqejnë femrat me sy të kaltër.

 

Natyrisht, preferenca e meshkujve sy-kaltër duhet mjaft logjike. Mirëpo, ka raste kur edhe nëse të dy prindërit kanë sy të kaltër, fëmija i tyre ka sy të kaftë.

 

5.Grimi

 

Në një studim të kryer  thuhet se meshkujt parapëlqejnë femrat që përdorin grimin deri në një masë. Gjëja më interesante këtu është se femrave në të vërtetë nuk u pëlqen të vendosin grim të shumëngjyrshëm por ato mendojnë se meshkujve u pëlqen kjo gjë, prandaj edhe shpesh grimohen ashtu.

 

Pra, femrat që grimohen me ngjyra të theksuara mund të “trembin” mashkullin që po përpiqen ta joshin. Prandaj mbani këtë në mend kur grimoheni!

 

6.Raporti mes belit dhe ijëve

 

Dr. Cary Fitzgerald, psikolog nga Universiteti i Beaufort-it në Karolinën Jugore, bashk me kolegët e saj kryen një studim dhe erdhën në përfundim se meshkujt i mbajnë mend më shumë femrat të cilat kanë proporcion ideal mes belit dhe ijëve. Këto femra konsiderohen të jenë më tërheqëset.

 

Sipas këtij studimi, raporti ideal mes belit dhe ijëve është diku 0.7. Për të llogaritur duhet thjeshtë të masësh belin dhe ijët dhe pastajë të pjestosh masën e belit me atë të ijëve.

 

Sipas specialistëve, modelet si Kate Moss dhe Kelly Brook, si dhe aktoret Merylin Monroe dhe Jessica Alba kanë përpjestimin ideal mes belit dhe ijëve përkundër faktit se ato kanë forma krejt të ndryshme të trupit.

 

7.Rrathët e syve

 

Aspekti për ngjyrën e syve mund të mos jetë shumë i qartë mirëpo ai për rrathët e syve është shumë i qartë.

 

Rrathët e syve u referohet rrethit të zi përreth irisit. Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se rrathët e theksuar rreth irisit tëheqin meshkujt më shumë.

 

Mbase kjo për shkak se femrat më të reja në moshë kanë rrathë të theksuar, por edhe femrat më në moshë të cilat i kanë rrathët e theksuar janë më tërheqëse për meshkujt.

 

8.Ngjyra e flokëve

 

Shkencëtarët nga Franca kanë kryer një studim rreth çështjes se cilat femra ftohen më shpesh për të vallëzuar në klube të natës: bjondet, brunet apo flokë-kuqet.

 

Si përfundim u nxorr që meshkujt ftojnë më së shumti bjondet. Se dyti brunet dhe si femrat më pak tërheqëse për meshkuj ishin flokë-kuqet.

 

Shkencëtarët menduan se kjo nuk ka të bëjë me vetëm më ngjyrën e flokëve por se sa shkon ngjyra e flokëve me ngjyrën e lëkurës. Pra, ngjyra e lëkurës së shumicës së flokë-kuqeve është më pak joshëse nga tetë tonët e lëkurës.

 

9.Gjatësia e këmbëve

 

Psikologu klinik Leon Zeltzer bëri disa studime në terren dhe në internet që të gjente se çfarë gjatësie e këmbëve është më joshëse për meshkujt. Ai erdhi në përfundim se meshkujt parapëlqejnë femratë me këmbë të gjata.

 

Ky supozim nuk është në kundërshtim me atë që meshkujve u pëlqejnë femrat e shkurta.

 

Kjo pasi meshkujve u pëlqen kur këmbët e femrave janë të gjata në raport me trupin e tyre. Pra nuk duhet të kesh këmb tejet të gjata që të joshësh një burrë. Ajo çfarë është e rëndësishme është proporcioni mes këmbëve dhe pjesës tjetër të trupit.

 

10.Lakimi i mesit të trupit

 

Lakimi i mesit të trupit është një standard tjetër i bukurisë femërore që është krijuar në mendjen e meshkujve falë evulucionit. Mesatarisht, këndi mes shpindës dhe mollaqeve duhet të jetë 45.5 shkallë. Ky lakim konsiderohet të jetë më joshësi për meshkujt.

 

Kjo për arsye se në të kaluarën (ashtu edhe tani) për shkak të këtij lakimi femrat nuk kishin dhimbje të shpinës gjatë shtatëzanisë.

 

Gjithsesi, duhet të mbani në mend se pamja nuk është gjëja e vetme që u intereson meshkujve. Ka rëndësi edhe bukuria e brendshme dhe ne besojmë që çdo grua është e bukur në mënyrën e vet.