Mbërrin i nxehti afrikan në vend, diell dhe temperatura deri në 41...

Mbërrin i nxehti afrikan në vend, diell dhe temperatura deri në 41 gradë

344
0

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 19°C në 32°C, në zonat e ulëta nga 25°C në 40°C dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 41°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm dhe të nxehtë. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 19°C në 35°C dhe në zonat e ulëta nga 22°C në 38°C.