Java e ‘ferrit’ sapo ka trokitur / Meteorologët ngrenë alarmin: Duke nisur...

Java e ‘ferrit’ sapo ka trokitur / Meteorologët ngrenë alarmin: Duke nisur nga e mërkura, bëni mirë mos të dilni nga shtëpitë, temperaturat deri në 43 gradë celsius

466
0

Java e ‘ferrit’ sapo ka trokitur në vendin tonë. Këtë bëjnë me dije meteorologët, të cilët deklarojnë se duke filluar nga kjo e mërkurë e deri ditën e premte, temperaturat në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut do të jenë ekstremist të larta. Sipas Hakil Osmanit nga Meteoalb, temperaturat gjatë kësaj jave do të jenë tepër të larta, duke variuar nga 40 deri në 43 gradë, në disa qytete të vendit, si Qarku i Beratit, Kuçova, Gjirokastra, por duke mos lënë pas edhe Tiranën dhe Shkodrën, që do të kapin vlerat e 41-42 gradëve / celsius. Sipas Osmanit, kjo valë e të nxehtit vjen nga kontinenti afrikan, duke kaluar në jugun e Italisë, e duke kapur rrjedhimisht gjithë rajonin e Ballkanit, mes të cilave edhe Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, këto të fundit që do të regjistrojnë temperatura ekstreme deri në 41-42 gradë. Në qytetet e zonës së ulët do të regjistrohen temperaturat më të larta, ndërsa në zonat bregdetare temperaturat do të jenë 1-2 gradë më të ulëta. Ndërkohë, në zonat malore temperaturat do të shkojnë deri në 37-38 gradë / celsius. Po ashtu, sipas Osmanit, edhe në mëngjes dhe mbrëmje pritet të rriten temperaturat, që do të kapin vlerat 21-22 gradë, ndërsa në zonat e ulëta do të kapin vlerat e 24-28 gradë / celsius në mëngjes.

 

Osmani ka dhënë edhe disa këshilla për moshat e treta, fëmijët dhe ata persona që vuajnë nga sëmundjet kronike, që të shmangin daljet në orët e pikut, nga ora 11 e drekës e deri në 15:30-16:00 të pasdites, ku temperaturat kapin vlera edhe më të larta se sa u tha më sipër, sidomos në diell apo në ambiente të hapura.