8 mënyra efektive për të ndaluar marramendjen brenda 5 minutave

8 mënyra efektive për të ndaluar marramendjen brenda 5 minutave

435
0

Është e vështirë të vazhdosh aktivitetet e ditës kur bota rreth jush është gjatë gjithë kohës duke u rrotulluar. Në të shumtën e rasteve marramendja ndodh për shkak të problemeve me veshin e brendshëm. Nëse ju arrini të rregulloni këtë problem atëherë do të mund t’i riktheni stabilitetin trurit tuaj.

Ju shfaqim 8 truke efektive që do ju ndihmojnë të largoni marramendjen brenda 5 minutave sipas ‘Bright Side’:

Si fillim zbuloni se cili vesh po shkakton marramendjen. Shtrihuni në shtrat në një pozicion ku koka juaj të varet pak dhe lëvizeni anash. Nëse ju merren mendtë kur ktheni kokën në të djathtë atëherë ky problem vjen nga veshi i djathtë.

1-Manovra Semont

Uluni anash shtratit dhe lëvizeni kokën 45 gradë në drejtimin e veshit të shëndetshëm, më pas kthejeni kokën nga ana tjetër dhe shtrihuni në anën e veshit që ju shkakton marramendjen. Qëndroni në këtë pozicion për disa minuta. Më pas kthehuni në pozicionin fillestar.

2-Uluni në gjunjë dhe mbajeni kokën lart duke parë tavanin. Më pas uleni kokën drejt tokës dhe kthejeni për nga ana e veshit që shkakton marramendjen. Qëndroni në këtë pozicion deri sa marramendja të pushojë.

3-Uluni në një tavolinë ku këmbët të varen. Më pas shtrihuni nga ana e veshit të shëndetshëm, duke mbështetur kokën në tavolinë dhe prisni deri sa marramendja të pushojë.

4-Uluni në shtrat dhe vendosni një jastëk në mënyrë të tillë që kur të shtriheni jastëku të jetë në shpinën tuaj. Më pas kthejeni kokën nga veshi i dëmtuar me rreth 45 gradë dhe shtrihuni menjëherë. Qëndroni për rreth 30 sekonda. Më pas ktheni kokën nga ana tjetër dhe prisni 30 sekonda të tjera. Si përfundim kthejeni dhe trupin tuaj në atë pozicion.

5-Uluni anash shtratit. Shtrihuni në anën tuaj të djathtë ku hunda juaj të jetë në pozicion 45 gradë. Qëndroni për 30 sekonda dhe rikthehuni në pozicionin fillestar.

6-Ushtroni presion në kyçin tuaj të dorës. Stimulojeni këtë pjesë të kyçit për 5 sekonda dhe do ju largojë marramendjen.

7-Ushtroni presion midis gishtit të vogël dhe të parafundit të këmbës. Masazhojeni këtë pikë në të dyja këmbët.

8-Fokusohuni me sy në një pikë. Shikoni drejt një pike dhe fokusohuni aty. Duke mbajtur shikimin lëvizni kokën anash dhe gradualisht rrisni shpejtësinë e lëvizjes së kokës. Ushtrojeni këtë pozicion për 1 minutë.