7 shenjat e gjuhës së trupit të cilat ju ndihmojnë të keni...

7 shenjat e gjuhës së trupit të cilat ju ndihmojnë të keni sukses në karrierë

374
0

Gjuha e trupit dhe komunikimi jo verbal luajnë një rol të rëndësishëm në jetën profesionale, po aq sa çdo veprim tjetër që konsiderohet i rëndësishëm në këtë fushë. Ajo që ne e quajmë përshtypja e parë, krijohet gjithmonë nga lëvizjet e trupit, gjestet dhe shprehjet e fytyrës po aq sa edhe toni i zërit. Autori dhe eksperti i gjuhës së trupit, Eliot Hoppe, thotë që janë disa këshilla që ju ndihmojnë në rritjen e mundësisë për të pasur sukses në botën e biznesit dhe karrierës, me anë të gjuhës së trupit.

 

Qëndrimi

 

Hoppe shprehet që përshtypja krijohet në katër sekondat e parë. Sipas tij, në biznes gjersa jeni duke ecur nëpër dhomë, njerëzit veçse e kanë “marrë një vendim” për ju përpara se të uleni. Prandaj, kur shkoni në një takim pune, duhet që ta keni një qëndrim të mirë. Qëndrimi drejt tregon që jeni aty me mendje dhe trup dhe keni besim në vetvete.

 

 

Shtrëngimi i duarve

 

A e keni menduar ndonjëherë që në bazë të përshëndetjes përdore mund ta gjeni karakterin e një personi? Po, këtë e thotë edhe eksperti i gjuhës së trupit. Duke mos marrë parasysh pandeminë që prekja u bë diçka e papëlqyeshme, në një situatë tjetër shtrëngimi i duarve është pjesë themelore e gjuhës së trupit. Nga ajo mund ta kuptoni nëse dikush është person dominat, agresiv apo pasiv. Kështu që, kujdes nëse e bëni gabimisht mund të rezultojë në anulim!

 

Shumë veprime mund të jenë pa qëllim, por nganjëherë ato janë shenja se çfarë një person dëshiron nga ju.

 

Për shembull, nëse jeni duke e përshëndetur dikë dhe nëse ai person përpiqet që ta lëvizë dorën në atë mënyrë që e tij të jetë sipër, kjo është një lojë e fuqisë, thotë autori. Po ashtu, mund të shikoni edhe se çfarë bën personi me dorën të cilën e ka të lirë! Kur ai përpiqet që me dorën e lirë që t’ua kap krahun ka po atë kuptim. Sa më lartë që bashkëvepruesi e vendosë dorën e lirë mbi krahun tuaj aq më shumë dëshiron që të jap këtë sinjal.

 

Gjithashtu me dorën që përshëndesni mos e mbani asnjëherë gotën, sepse ajo do ta ftohë këtë, prandaj nuk është e nevojshme që ta transmetoni të njëjtën ndjesi te të tjerët.

 

 

Prekja e fytyrës

 

Po çfarë tregon shprehja e fytyrës? Kjo shfaq mungesë të besimit dhe sinqeritetit. Ndërsa, prekja e buzëve është shenjë e mospajtimit.

 

Toni i zërit

 

Toni i zërit luan po ashtu një rol shumë të rëndësishëm. Nëse mendoni që ta qortoni dikë ose diçka është mirë që të keni kujdes për tonin e zërit tuaj. E nëse jeni duke marrë vendim apo dhënë ndonjë urdhër, zëri juaj duhet të jetë shënjues në fund të secilës fjali. Çfarë nëse një person ka tendenca për ta rritur zërin në fund të secilës fjali? Ai po përpiqet që ta zhgënjejë apo hidhërojë dikë.

 

 

 

Veshja

 

E kuqja dhe e verdha janë ngjyrat e pushtetit tregon eksperti i gjuhës së trupit. Por, kujdes kur i zgjedhni këto dy ngjyra për t’i veshur! Ato mund të shfaqin vetëbesim por edhe t’ju tregojnë arrogancë përballë të tjerëve.

 

Gjendja e pajisjeve

 

Kur kolegët ose bashkëpunëtorët janë përballë jush shikoni në pajisjet e tyre! A i kanë stilolapsat ose gotat përpara të përtypura? Si i mbajnë librat e tyre dhe dokumentet? Kjo tregon shumë për personin që e keni përballë, po aq mirë sa edhe vetëbesimin në rrugën e biznesit.

 

 

Pozita më e mirë

 

Dhe në fund, nëse doni që ta keni përshtypjen më të mirë të drejtpërdrejtë me dikë, bëni një hap të vogël në anën e majtë, kështu që syri i djathtë shikon drejtpërdrejt në syrin e djathtë të bashkëbiseduesit!