SHBA, Murad: Vdekja e al-Baghdadi-t nuk mjafton

SHBA, Murad: Vdekja e al-Baghdadi-t nuk mjafton

696
0

Ssssssss 624x420

Fituesja e çmimit Nobel për Paqen, Nadia Murad, deklaroi se vrasja e udhëheqësit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi nuk ishte e mjaftueshme dhe bëri thirrje që të gjithë ushtarët e Shtetit Islamik të vihen para drejtësisë.

 

“Nuk duam vetëm të shohim që al-Bagdadi u vra. Duam të shohim drejtësi”, theksoi Murad në një konferencë shtypi në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

 

Murad dhe mjeku kongolez, Denis Mukwege, fitues i çmimit Nobel për Paqe në vitin 2018, hapën një fond global për të mbijetuarit e dhunës seksuale në kohë lufte.

 

Në vitin 2019, 35 milionë gra dhe vajza janë gjendur në situata të dhunës seksuale, deklaroi misioni francez në OKB. (Atsh)