Në futboll, duhani është i ndaluar ashtu si edhe përdorimi i drogërave apo alkoolit.
Mirëpo mesa duket Sarri nuk e zbaton një rregull të tillë. Tekniku 60-vjeçar, tashmë drejtues i Juventusit, ka pohuar pak ditë më parë se konsumon rreth 60 cigare në ditë, dhe këto pasoja janë ndjerë gjatë fundjavës së shkuar. “Unë nuk e ndiej veçanërisht nevojën për të pirë duhan gjatë ndeshjeve. Por menjëherë pas kësaj është vërtet e nevojshme”.- tha asokohe Sarri.
Sarri është diagnostikuar me pneumoni, ç’ka do të thotë dëmtim të mushkërisë për shkak të konsumimit të shumtë të cigares. Një gjendje që pritet ta lërë larg skuadrës bardhezi për të paktën 2 javë. Por jo vetëm kaq. Ai rrezikon seriozisht që gjendja t’i përkeqësohet.
“Fatkeqësisht ai nuk mund të zhvillojë stërvitjen në fushë për shkak të gripit të vazhdueshëm, i cili e goditi atë gjatë javës së kaluar. Në orët e vona të pasdites, ai iu nënshtrua testeve të mëtejshme që konfirmuan se ai ka pneumoni, për të cilën i duhet një terapi specifike”.-thuhet në një deklaratë të klubit.
Juventus e nis sezonin e ri këtë të shtunë ndaj Parmës, por mund të jetë pa menaxherin e saj në stol.