“6 vite hetim”, rrëfehet shefi i “Sportradar”: Ja si i trukonte ndeshjet...

“6 vite hetim”, rrëfehet shefi i “Sportradar”: Ja si i trukonte ndeshjet Skënderbeu. Kulmi, ndeshja me…

468
0

SI TRUKONTE SKËNDERBEU

Shërbimi i Integritetit të “Sportradar” ka punuar nga afër për të monitoruar edhe aktivitetin e trukimeve të klubit të Skënderbeut. “Nisa të shkruaj raporte për Skënderbeun kur mbërrita te ‘Sportradar’ në 2010-ën”, tregon Mejs.

“Dhe ato vazhdojnë akoma. Ata janë një organizatë serioze, me informacione të brendshme të tregjeve të basteve dhe dinë sesi t’i maksimizojnë përfitimet”, thotë ai. Në vend që të trukonin duke kontrolluar numrin e golave që do të humbnin, Skënderbeu trukonte shpesh 15 minutat e fundit të një ndeshjeje, duke pësuar një gol në fund në mënyrë që të përfitonin, por gjithnjë duke e fituar ndeshjen.

Mejs kujton kualifikuesen e Champions-it në 2015-ën kundër Krusaders, kampionëve të Irlandës së Veriut. Në minutat e fundit, Skënderbeu ishte duke fituar, por në këto minuta, shqiptarët i lejuan kundërshtarit që të kalonte mbrojtjen e tyre dhe shënonte një gol të lehtë. Por arbitri sinjalizoi pozicion jashtë loje. Pak minuta më vonë, situata u përsërit.

Në tentativën e tretë, britanikët më në fund e shënuan golin legjitim. Duke e parë atë ndeshje, ishte si një skuadër futbolli profesioniste, e cila papritur humbiste aftësinë për të luajtur. Skënderbeu shfaqet në 53 raporte të “BFDS” mes nëntorit 2010 dhe prillit 2016. UEFA i pezulloi në sezonin 2016-17. Në 2018-ën, me ndihmën e skuadrës së Integritetit, UEFA vijoi më tej, duke e zgjatur dënimin në 10 vite dhe gjobë prej 1 milion eurosh.

Korrupsioni te Skënderbeu besohet se është i përhapur në të gjitha nivelet e klubit, nga lojtarët, te trajnerët dhe menaxhimi, me presidentin e klubit, Ardjan Takaj, i cili akuzohet si truri i operacionit. Raporti i UEFA-s përfundonte me “Skënderbeu ka trukuar ndeshje si askush tjetër në historinë e këtij sporti” dhe se “kanë operuar si një vegël për krimin e organizuar”. Disa prej hetuesve të UEFA-s u kërcënuan me vdekje gjatë hetimit në 2018-ën. “Ne jemi këtu për një arsye. Jo thjesht sepse partnerët tanë duan që të kenë një imazh pozitiv për integritetin e tyre. Por ne jemi këtu edhe për të hapur çështje dhe dënuar njerëz. Kjo nuk do të ndryshojë”, përfundon Mejs.

PANORAMASPORT.AL