Spahia: Kryebashkiaku i ri i Shkodrës të shpjegojë pse është shpallur “non-...

Spahia: Kryebashkiaku i ri i Shkodrës të shpjegojë pse është shpallur “non- grata” në Itali

401
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i ka kërkuar kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri, të rrëfejë pse u shpall “non grata” nga Italia për një dekade.

Reagimi i ish-deputetit të PD vjen pas deklaratës së Pjetrit në lidhje me pastërtinë e figurës së tij, duke theksuar se është i gatshëm të verifikohet nga organet përgjegjëse.

Përmes një postimi në “Facebook”, Bardhi shprehet se në vend Pjetrit duhet të kishte reaguar Prokuroria, e cila ka detyrë për ta hetuar kryebashkiakun e ri të Shkodrës.

“PER TE QESHUR E PER TE QARE! Ne vend te Prokurorise reagon Valdrin Pjetri ! Rilindja nuk zhgenjen se te gjithe personazheve u jep te njejtin skenar! Edhe Elvis Roshi, edhe Vangjush Dako…te gjithe flisnin ne vend te prokurorise! Valdrini madje edhe i tregon se si duhet te hetohet “jo bazuar ne indicje”.

Ne vend qe te thirret e te pyetet per akuzen publike tashme, i perzgjedhuri i Rames, po i jep leksione hetimi Arta Markut! Ne fakt te tilla ka marre qekur u emerua PPP. Te shohim nese do pranoje leksionin e rradhes, apo do kujtohet se edhe duhet te beje detyren ndonjehere! Nese Valdrini nuk ndjen detyrim t’i shpjegoje 5% qe e votoi, se pse u shpall non grata nga Italia per nje dekade, atehere situata eshte me rende!

Ti mund te kesh shpresa se Arta Marku mund te te shpetoje duke shkelur ligjin, por sado para te kesh bere para debimit, sado para te kesh bere si drejtor i Rames ne hipoteke, e kaluara nuk blihet dot! #IShantazhueshem#FiksPerRilindjen #TurpPerShkodren”, shkruan Spahia.