4 truke të thjeshtë që bëjnë ngjyrën e flokëve të qëndrojë më...

4 truke të thjeshtë që bëjnë ngjyrën e flokëve të qëndrojë më gjatë

514
0

truke-78

Pothuajse të gjithave ju ka ndodhur të hidhni vështrimin në pasqyrë dhe të shihni rrënjët e bezdisshme të shkaktuara nga dalja e ngjyrës së flokut. Në vend që të shkoni përsëri tek parukjeria që keni qenë ndoshta vetëm në katër deri në gjashtë javë më parë, provoni këto truke të thjeshta dhe ky problem do të minimizohet. Abbey Heerwagen, parukjer në Los Angeles dhe Johnathan Breitung, pronar i Johnathan Breitung Salon dhe Spa në Çikago, ju japin këto këshilla të vlefshme.

Përdorni produkte me ngjyra specifike në bazë të ngjyrës tuaj të flokëve. Kjo do t’ju ndihmojë të ruani jetgjatësinë e ngjyrës tuaj.

I kushtoni vëmendje etiketave, paralajmëron Breitung, produktet me sulfate mund të ndikojnë në ndryshimin e ngjyrës së flokëve.

Edhe larja e shpeshtë është faktor ndikues në zbehjen e ngjyrës së flokëve, prandaj ekspertet e sallonit “Johnathan Breitung Salon dhe Spa” rekomandojnë përdorimin e shampos së thatë dhe më pak larje.

I mbani flokjet të hidratuar! Kjo do të thotë se nuk mjafton vetëm larja e rregullt me shampo, por duhet ta shoqëroni larjen e flokëve me përdorimin e balsamit dhe vajt pas larjes në mënyrë që floku të mos humbasë shkëlqimin dhe nuancat e ngjyrës.

Burimi: news.health/ Gazeta Shendeti