Dritë jeshile për rifillimin e stërvitjeve dhe kampionatit shqiptar brenda muajit maj.
Shqipëria merr shembullin e Italisë, por e kopjon keq, pasi nuk jep një datë për stërvitjet në grup, por vetëm për atë individuale. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, konfirmoi dje në mbrëmje se do të lejohet stërvitja e sportistëve prej datës 18 maj.
Edhe pse ajo specifikoi frazën “stërvitje individuale”, kjo mjafton që skuadrat e Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë në futbollin shqiptar të zbresin në fushë, duke respektuar kështu protokollin e masave të sigurisë kundër përhapjes së Koronavirusit.
DETAJET PËR KALENDARIN E RI DHE KUPËN
Nga burime të sigurta në FSHF se sektori i garave ka bërë plane që Superiorja të rinisë më 31 maj. Kjo datë është për rastin më të mirë, gjithnjë nëse gjërat shkojnë ashtu siç janë parashikuar dhe klubet pranojnë që të kenë vetëm 12 ditë kohë për t’u përgatitur. Natyrisht, problemi i vetëm në këtë rast është se autoritetet shëndetësore nuk lejojnë përgatitjet në grup, por kjo varet sa do të zbatohet nga skuadrat.
Për t’i paraprirë gjithçkaje, sektori i garave në FSHF ka përpiluar një kalendar të ri për kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë. Gazeta ka mundur të sigurojë të gjitha datat, ku parashikohet rifillimi i Superiores me javën e 27-të më 31 maj dhe mbyllja e kampionatit me javën e 36-t më 29 korrik.
Nëse Superiorja rifillon brenda muajit maj, atëherë parashikohet që të mos ketë një ngjeshje të madhe të kalendarit. Kësisoj, sa i përket Kupës së Shqipërisë, mësohet se ndeshjet e para të turi çerekfinal janë parashikuar të luhen më 10 qershor, ndërsa ato të kthimit më 24 qershor.
Turi gjysmëfinal do të zhvillohet në datat 8 dhe 22 korrik, ndërsa finalja e Kupës është planifikuar të luhet më 2 gusht. Por, sezoni futbollistik 2019-2020 nuk mbaron këtu, pasi sektori i garave parashikon që ndeshja mes vendit të tetë të Superiores, që të çon në “play out”, kundër ekipit fitues të “play off” mes vendeve të dyta të grupeve respektive të Kategorisë së Parë, të zhvillohet më 5 ose 6 gusht.
Vetëm java e parafundit dhe e fundit e Superiores do të luhet në tri ditë, ndërsa pjesa tjetër e kampionatit ka një kalendar të pranueshëm. Vetëm skuadrat që janë edhe në Kupë, pikërisht çiftet çerekfinale si Tirana-Besëlidhja, Vllaznia-Teuta, Apolonia-Kukësi dhe Bylisi-Skënderbeu, do të kenë një ngjeshje më të madhe se të tjerat.
Një klub që i shkon Kupës deri në fund, atëherë do të zhvillojë në total 15 ndeshje në një hark kohor nga 31 maji deri më 2 gusht. Në ditët e ardhshme FSHF do të specifikojë gjithçka edhe për kategoritë e tjera, pasi nuk është vetëm Superiorja. Institucioni i futbollit kërkon që të gjitha kampionatet të mbyllen në fushë deri në fillimin e gushtit.
KALENDARI I RI
JA PLANI PËR JAVËT E MBETURA NË SUPERIORE
JAVA 27 (31 MAJ)
KUKËSI-LUFTËTARI
LAÇI-TEUTA
PARTIZANI-SKËNDERBEU
BYLIS-TIRANA
FLAMURTARI-VLLAZNIA
JAVA 28 (6 QERSHOR)
LUFTËTARI-TIRANA
BYLIS-TEUTA
LAÇI-VLLAZNIA
FLAMURTARI-SKËNDERBEU
PARTIZANI-KUKËSI
JAVA 29 (14 QERSHOR)
TEUTA-TIRANA
KUKËSI-FLAMURTARI
SKËNDERBEU-LAÇI
VLLAZNIA-BYLIS
PARTIZANI- LUFTËTARI
JAVA 30 (21 QERSHOR)
LUFTËTARI-TEUTA
TIRANA-VLLAZNIA
BYLIS-SKËNDERBEU
LAÇI-KUKËSI
FLAMURTARI-PARTIZANI
JAVA 31 (27 QERSHOR)
SKËNDERBEU-TIRANA
VLLAZNIA-TEUTA
PARTIZANI-LAÇI
KUKËSI-BYLIS
FLAMURTARI-LUFTËTARI
JAVA 32 (5 KORRIK)
LUFTËTARI-VLLAZNIA
TEUTA-SKËNDERBEU
TIRANA-KUKËSI
BYLIS-PARTIZANI
LAÇI-FLAMURTARI
JAVA 33 (12 KORRIK)
PARTIZANI-TIRANA
KUKËSI-TEUTA
SKËNDERBEU-VLLAZNIA
FLAMURTARI-BYLIS
LAÇI-LUFTËTARI
JAVA 34 (19 KORRIK)
LUFTËTARI-SKËNDERBEU
VLLAZNIA-KUKËSI
TEUTA-PARTIZANI
TIRANA-FLAMURTARI
BYLIS-LAÇI
JAVA 35 (26 KORRIK)
LAÇI-TIRANA
FLAMURTARI-TEUTA
PARTIZANI-VLLAZNIA
KUKËSI-SKËNDERBEU
BYLIS-LUFTËTARI
JAVA 36 (29 KORRIK)
LUFTËTARI-KUKËSI
SKËNDERBEU-PARTIZANI
VLLAZNIA-FLAMURTARI
TEUTA-LAÇI
TIRANA-BYLIS
* Ndeshjet “play off” (Kategoria 1) dhe “play out” (Kategoria Superiore) janë parashikuar të zhvillohen në datat 5 dhe 6 gusht.
KUPA E SHQIPËRISË
TURI ÇEREKFINAL
TIRANA-BESËLIDHJA
VLLAZNIA-TEUTA
APOLONIA-KUKËSI
BYLISI-SKËNDERBEU
* NDESHJET E PARA JANË PARASHIKUAR TË LUHEN MË 10 QERSHOR, NDËRSA ATO TË KTHIMIT MË 24 QERSHOR.
TURI GJYSMËFINAL
* NDESHJET E PARA JANË PARASHIKUAR TË LUHEN MË 8 KORRIK, NDËRSA ATO TË KTHIMIT MË 22 KORRIK.
FINALJA
2 GUSHT 2020