31 Maj, mbyllen aplikimet për subvencionet në bujqësi

31 Maj, mbyllen aplikimet për subvencionet në bujqësi

620
0

Nesër më 31 maj, mbyllen aplikimet për fermerët, të cilët duan të përfitojnë nga fondet e subvencioneve në bujqësi.

Burime nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bëjnë të ditur se, për rreth një muaj që nga koha kur u çelën proçedurat e aplikimit, (me datë 2 maj) interesi i fermerëve dhe agrobiznesit ka qënë i lartë, për të përfituar nga fondet buxhetore, financime në zhvillimin e aktivitetit të tyre bujqesor.

Këtë vit fondi në mbështeje te fermerëve në të gjithë vendin është 1.6 miliardë lekë. Aplikimet bëhen në zyrat e bujqësisë së rrethit përkatës. Projektet fituese do të përzgjidhen në bazë të hartës së rajonizimit të miratuar nga Ministria e Bujqësisë.

Sipas eksperteve, kriteret kryesore konkurruese kanë një total prej 100 pikësh, ku sipërfaqja e tokës që do mbillet ka 60 pikë, teknologjia e kultivimit 20 pikë, kultivarë autoktonë 5 pikë, statusi i aplikantit 10 pikë, përkatësia gjinore 1 pikë dhe mosha e aplikantit 4 pikë. Ndersa është e detyrueshme që fermerët aplikantë të jenë të pajisur me NIPT. e.xh/  /a.g/