“30 Qershori”, Arjan Çani: Këtu fillon konflikti i 10 viteve të ardhshme

“30 Qershori”, Arjan Çani: Këtu fillon konflikti i 10 viteve të ardhshme

527
0

Gazetari Arjan Çani komenton zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat i sheh si themelet e një konflikti politik 10 vjeçar që do të nisë si kapitull i ri në Shqipëri. Në emisionin “Open”, Çani e ka quajtur “mullar” këtë krizë politike të krijuar në vend.

 

“Këtu janë bërë aq shumë mullarë sa që ky vend duket kot pa asnjë rëndësi. Mullari është ky që kemi një datë ku normalisht njëra palë thotë do shkojmë në zgjedhje, pala tjetër thotë s’ka zgjedhje, ka votime, këtu fillon konflikti i 10 viteve të ardhshme për mendimin tim. Këtu hyjmë në një epokë të ardhshme 2020-2030 them unë, se mund të zgjasë edhe më shumë”, deklaroi Çani.