3 këshilla si ta nisni sa më mirë ditën

3 këshilla si ta nisni sa më mirë ditën

418
0

Të filloni ditën e re me “ritmin e duhur” është hapi i parë për të qenë aktivë dhe në formë gjatë gjithë ditës. Mjaftojnë pak hapa të thjeshtë, por konkretë për ta filluar ditën menjëherë në maksimumin e aftësive, duke marrë rezultate të shkëlqyera ditë pas dite dhe pa u ndjerë të lodhur kur ktheheni nga puna.

 

Përdorni dy alarme ore | Ky është ndoshta koncepti më i rëndësishëm që duhet të merrni në konsideratë për të mos e ndjerë lodhjen mbi supe gjatë gjithë ditës. Bëhet fjalë për një teknikë shumë të thjeshtë, por efikase njëkohësisht. Mund të përdorni alarmin e celularit. Për shembull, nëse duhet të zgjoheni në orën 8, sepse në orën 9 filloni punën, vendosni njërin alarm në orën 7:30, që të zgjoheni 30 minuta më parë. Duke bërë kështu mund të qëndroni zgjuar në krevat, edhe për gjysmë ore. Cilat janë rezultatet e kësaj teknike? E thjeshtë: do të zgjoheni më herët se zakonisht dhe mund të rrini zgjuar në shtrat edhe për 30 minuta të tjera.

 

Pini kafen e mëngjesit | Bëhet fjalë për një pije që 90% e lexuesve e pi rregullisht. Duke ia bashkuar këtë teknikë asaj më sipër, mund të jetë një nisje perfekte e ditës. Mundohuni ta evitoni kafen gjatë orëve të pasdites, pasi ndikon në pagjumësi. Veç kësaj, është thelbësore që kafja të jetë e nxehtë kur ta pini. Efekti i kafeinës zgjat rreth 6 orë, edhe pse kjo kohë varion nga njëri person tek tjetri.

 

Lexoni sa më shumë | Bëhet fjalë për një aktivitet që duhet ta bëni çdo mëngjes, ndoshta sapo jeni zgjuar dhe shijoni kafen. Duke bërë kështu do të filloni “të ndizni motorët” e trurit. Nuk këshillohet të lexoni romane apo tregime, pasi vënë në punë shumë pak pjesë të trurit. Lexoni gazetën ose tekste me përmbajtje shkencore apo teknike apo një libër me tematikë mbi mirëqenien.

 

BURIMI/ REVISTA PSIKOLOGJIA