Si sot, 21 vite me pare vendi ka perjetuar nje ngjarje qe nuk do te harrohet.
Më 14 shtator 1998, ne nje proteste te madhe kunder qeverise se kohes, drejtuar nga ish-kryeministrit Fatos Nano, mijëra persona tentuan të marrin me forcë Kryeministrinë dhe godinen e RTSH.
Rreth orës 10:00 të paradites së 14 shtatorit, kryeministri njofton për një skenar destabilizues. Një orë më vonë, kortezhi mortor, një pjesë e armatosur, i afrohet Kryeministrisë.
Një grup personash e çojnë arkivolin për nga dera e Kryeministrisë, ndërsa të tjerë qëllojnë me armë. Kryeministria braktiset nga punonjësit, ndërsa protestuesit sulmojnë me granatahedhës dhe bomba.
Ata qe e kane jetuar ate dite kane deshmuar se si me arme ne duar, ne nje proteste ku nuk mungoi dhuna u tentua te sulmohej kryeministria.