20 vjet burg kosovarit që vrau gruan dhe la testament: Më theu...

20 vjet burg kosovarit që vrau gruan dhe la testament: Më theu krenarinë e fisit, duhet të bëj detyrën

1377
0

shutterstock_200353397

Kosovari me banim në Zvicër dënohet me 20 vjet për vrasjen e gruas. Gjyqi Federal konfirmon vendimin e Gjykatës së Lartë të Aargaut: Kosovari dënohet me 20 vite burg për vrasjen e bashkëshortes.

48-vjeçari kosovar, i cili më 2009 në Riniken AG, e vrau gruan në mes të rrugës, është dënuar për vrasje dhe rrezikim jete me 20 vite burg. Gjyqi Federal e ka refuzuar ankimimin e të akuzuarit.

Gjykatësit e Lozanës të Gjyqit Federal, i qëndruan vendimit të Gjykatës së Lartë të Aargaut, të cilin e konsideruan si korrekt.

Vrasësi, në 2008 duhej të dilte nga banesa e përbashkët, ku jetonte me bashkëshorten dhe tre fëmijët, pasi gruaja dëshironte të ndahej.

Një ditë para vrasjes, më 9 prill 2009, burri kishte thurur një lloj testamenti, transmeton «watson.ch» dhe dialogplus.  Aty ai e kishte bërë fajtore gruan për problemet që kishte. Ajo e paskësh thyer krenarinë e fisit të tij ndaj ai duhej të përmbushte detyrën për të lënë një shembull për pasardhësit e fisit. Dhe, shpresonte se fëmijët do t’i ktheheshin familjes së tij.

“Me fjalën detyrë, thuhej në vendimin e Gjyqit Federal, autori ka nënkuptuar vrasjen. Ai në një vendndalim të postës, në një distancë prej më pak se 2 m, ka shtënë pesë plumba në drejtim të gruas së tij.

Po aty, në vijë të drejtë ku shtiu, ndodhej edhe një person tjetër, prandaj ai u akuzua edhe për rrezikim jete.