20 Shkurti-Dita e kujteses dhe reflektimit te madh!Nga Albina Deda

20 Shkurti-Dita e kujteses dhe reflektimit te madh!Nga Albina Deda

486
0

-27 vite me pare diktatori me gjakatar ne Europe pas Hitlerit dhe Stalinit u zbrit dhunshem nga piedestali per tu zhagitur rrugeve te Tiranes.

Aty ishte dhe fillimi i fundit te lavdise se vjedhur te komunizmit shqiptar.

Trimeria e atyre qe i prine asaj levizje per liri e demokraci do te ngelet perjete ne faqet e memories historike kombetare.

Titanet e demokracise Sali Berisha e Azem Hajdari pasi kishin formuar te paren parti opozitare hodhen hapin e fuqishem per rrezimin jo vetem te busteve por dhe te miteve diktatoriale.

Kjo kujtese natyrisht do festohej thjesht si nje memorie…por ne fakt sot eshte jo vetem date e dite rikujtimi por nje dite reflektimi e shkundje per te gjithe pse klonet e diktatures dhe bash pinjollet e tyre biologjik kane hipur ne majat me te larta te piramidave te shtetit e pushtetit dhe po sundojne drejt mjerimit nje popull i cili sa pati filluar te shijonte frutet e lirise dhe te mundimit 50 vjecar.

Duket sikur kurajo e 20 shkurtit ’91 eshte atrofizuar e shuar.

Klika ne fuqi nuk ka mundur te rindertoje burgje politike e pushkatime pa gjygj por po perdor metoda po aq barbare qe ne vetvehte jane krime nacionale.

Arma e kesaj klike eshte varferia e shpopullimi,eshte korrupsioni,droga dhe krimi…!

Ndaj vullneti e kurajo jone duhet te ripertrihet.

Te mbushim sheshet si dikur se situata eshte akoma me tragjike.

Se piedestalet bosh te diktatures jane mbushur me monstra te gjalla,me bijte e tyre.