17 Nëntori, 76 vjetori i çlirimit të Tiranës

17 Nëntori, 76 vjetori i çlirimit të Tiranës

500
0

17 Nëntori shënon 76-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Ky moment historik, konsiderohet si një operacionet më të suksesshëm që kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë.

Trupat e brigadës së parë sulmuese të udhëhequra nga Mehmet Shehu çliruan kryeqytetin nga pushtuesit nazistë pas 19 ditë luftimesh të ashpra ku banorët e kryeqytetit luajtën rol aktiv.

Operacioni për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së.

Forcat partizane patën edhe mbështetje nga ajri, nga forca ajrore britanike që sulmonin autokolonat gjermane jashtë kryeqytetit.

Çlirimi i kryeqytetit pati rëndësi të madhe politike. Ai kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Të nesërmen, më 18 nëntor, radioja gjermane në Berlin pranoi se trupat e prapavijës naziste ishin tërhequr nga kazermat e Tiranës duke iu shmangur rrethimit.