14 vite nga 21 janari/ Familjarë, qytetarë dhe deputetë të mazhorancës, homazhe...

14 vite nga 21 janari/ Familjarë, qytetarë dhe deputetë të mazhorancës, homazhe në nder të katër viktimave

8
0

Janë mbajtur homazhet në nder të katër viktimave të 21 janarit të 14 viteve më parë. Të pranishëm veç të afërmve dhe familjarëve të viktimave, ishin edhe deputetë të grupit parlamentar të PS, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ndërsa kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në homazhe për shkak se ndodhet jashtë vendit në Forumin e Ekonomisë në Davos të Zvicrës. Në ceremoni nuk kishte fjalime, por ishte projektuar në formë homazhi me heshtje dhe marshim. Të pranishmit vendosën lule në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, për të nderuar Ziver Veizin, Aleks Nikën, Hekuran Dedën dhe Faik Myrtajn.