100-vjetori parlamentarizmit shqiptar, Kuvendi hap dyert sot për qytetarët

100-vjetori parlamentarizmit shqiptar, Kuvendi hap dyert sot për qytetarët

486
0

 

Në kaudër të 100 –vjetorit të parlamentarizmit, Kuvendi i Shqipërisë hap dyert sot për publikun.

 

Mësohet se dita e sotme është cilësuar si ‘Dita e Dyerve të Hapura’, ku qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë godinën nga ora 10:00 deri në orën 20:00.

 

Gjithashtu bëhet me dije se për qytetarët do të shpërndahen bluza, stirolapsa dhe sende të tjera me simbole të 100-vjetorit të parlamentarizmit.

 

Njoftimi:

Në kuadrin e veprimtarive për festimin e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, nesër, më datë 22 janar, nga ora 10:00-20:00, në sallën e seancave plenare të Kuvendit, do të jetë “Dita e Dyerve të Hapura”.

 

Gjatë kësaj dite vizitorët mund të ndjekin dokumentarin “100 Vjet Parlamentarizëm Shqiptar”, të njihen me botimet dhe do të shpërndahen artikuj sensibilizues (çanta, bluza, stiloapsa etj.), të prodhuar enkas për këtë veprimtari.