100 vjetori i parlamentarizmit, zbulohet AXHENDA e përkujtimit të kësaj ngjarje të...

100 vjetori i parlamentarizmit, zbulohet AXHENDA e përkujtimit të kësaj ngjarje të rëndësishme historike

355
0

 

Sot me 21 Janar 2020 parlamentizimi shqiptar mbush 100 vite.

 

Ai tashmë ka fituar përvojë në mënyrën e organizimit dhe funksionimit, duke u kthyer në institucionin më të rëndësishëm të zhvillimit të jetës politike në vend. Më 1920 Kongresi i Lushnjes  krijoi Senatin dhe Parlamentin e parë shqiptar si organ legjislativ.

 

Edhe në kuadër të kësaj dite historike, sot priten të zhvillohen një sërë veprimtarish, të cilat do të nisin nga qyteti i Lushnjes deri në finalizimin tek “Pallati i Kongreseve”.

 

Gjithashtu për kremtimin e 100 vjetorit të parlamentarizmit shqiptar është ripërpunuar dhe publikuar Kënga e Kongresit të Lushnjës.

 

Veprimtaritë e sotme:

 

Ora 9:30-10:00

 

Ceremonia në Shtëpinë e Kongresit në Lushnje

 

Përshëndet Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

 

Ora 11:30-12:00

 

Çelja e Ekspozitës dhe shfaqja e Dokumentarit “100 vjet parlamentarizëm shqiptar”.

 

Pallati i Kongreseve, holli para sallës së Albanologjisë.

 

Ora 12:00-13:30

 

Konferenca shkencore “100 vjet parlamentarizëm shqiptar”.

 

Pallati i Kongreseve, salla  e Albanologjisë.

 

Përshëndet Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.