10 shenja që jeni një Grua “Alfa”, dhe bëni dallim nga gjithë...

10 shenja që jeni një Grua “Alfa”, dhe bëni dallim nga gjithë të tjerat

339
0

Gratë e fuqishme kanë tendencën për t’i bërë gjërat, ndryshe nga gratë mesatare. Ato shfaqen në mënyra që vërtetë rrokin vëmendjen tuaj, dhe ato kanë një aureolë të pagabueshme rreth vetes. Mbajini para syve këto gra; ato janë intimiduese, frymëzuese, dhe e dinë se çfarë ata duan.

 

Ja dhjetë mënyra si të pikasni një Grua “Alfa”:

 

Ajo kurrë nuk ka nevojë të jetë e zhurmshme, apo e ngurtë për të marrë atë dëshiron, pasi pozitiviteti e gjen gjithmonë rrugën drejt saj. Besimi i saj është frymëzues, duke bërë që shumë njerëz ta ndjekin pas.

 

Ajo ecën nëpër sfidat e jetës me pak mundim, gjithmonë shfaqet si një njeri që e ka kontrollin mbi jetën e saj. Ajo është e ekuilibruar, duke e ditur se jeta nuk mund imponohet.

 

Ajo është e pranuar gjithmonë në qarqet shoqërore, jo për shkak të parave apo statusit, por për shkak të mënyrës se si i respekton të tjerët.

 

Ajo preferon të jetë e drejtë dhe e ndershme, gjithmonë duke i thënë gjërat si janë, në mënyrë që të tjerët të mund të shohin qëllimet e saj të ndershëm.

 

Ajo e di dallimin mes të kritikave pozitive dhe negative, dhe merr atë që ajo ka nevojë nga secila, për të ecur përpara.

 

Ajo është rehat në lëkurën dhe stilin e saj, kurrë nuk ndjen nevojën për të ndjekur standardet qesharake të bukurisë apo trendet aktuale.

 

Ajo nuk ndjen nevojën për të konkurruar me të tjerët; shqetësohet vetëm për të qenë versioni më i mirë i vetvetes.

 

Ajo është e zgjuar dhe di se si të lundrojë në situata potencialisht të këqija. Ajo “heq qafe”  marrëdhëniet e këqija, miqtë dhe marrëveshjet e biznesit në qoftë se diçka nuk shkon.

 

Zakonisht pajisur me një sistem të fortë mbështetje, ajo dëshiron të tjerët të besojnë në veten e tyre, po aq sa ajo beson në veten e saj.

 

Ajo nuk ka keqardhje dhe e kupton rëndësinë e rritjes nëpërmjet mësimeve të jetës. Ajo nuk e le të kaluarën e saj të ndikoj mbi të, dhe është gjithmonë në kërkim të mundësive për të ecur përpara./bota.al