10 rekordet Genis më të çuditshme

10 rekordet Genis më të çuditshme

558
0

Janë të shumtë rekordet që kanë hyrë në librin “Gines”, por më poshtë do të sjellim dhjetë prej tyre që janë vërtet të veçantë e të çuditshëm.

 

Ditari më i gjatë

Robert Shilds nga Uashingtoni mbajti ditar çdo ditë nga viti 1972 deri në 1996-ën. Ditari përmban mbi 35 milionë fjalë dhe cilësohet si më i gjati në botë.

1 016 pirsing

Robinsoni nga Kanadaja vendosi të vërë 1 200 pirsing në trup, por kjo sipërmarrje ishte aq e dhimbshme sa ai nuk i shkoi deri në fund. Gjithsesi, kanadezi ia doli të thyejë rekordin e mëparshëm me 1 015, duke vendosur vetëm një më tepër.

Sa shumë bluza veshur!

Veshja e sa më shumë bluzave njëra mbi tjetrën është një rekord që mbahet nga Dejvid Aleksandër, i cili veshi 121 për të thyer rekordin e mëparshëm.

Trupa në miniaturë nga “Star Wars”

“LEGO®” në Mbretërinë e Bashkuar ndërtoi koleksionin më të madh të trupave në miniaturë të frymëzuar nga seritë e filmit “Star Wars”. Koleksioni prej 35 310 modelesh prej plastike u shfaq në vitin 2008.

Koleksioni i “Smurfs”-ve

Stivën Parks filloi të grumbullojë lodra të serialit vizatimor “Smurfs” që kur ishte fëmijë dhe kjo iu shndërrua në zakon. Sot ai numëron më tepër se 1 100 copë.

Numri i njerëzve që kërcejnë në “Thriller”

Hektor Xhekson, një sozi e Majkëll Xheksonit, vendosi ta nderojë “mbretin” e pop-it në vitin që ai vdiq duke interpretuar në “Monumentin e Revolucionit” në Meksiko Siti këngën e famshme “Thriller”. Numri i njerëzve që e ndoqën shfaqen e që kërcyen gjatë interpretimit ishte saktësisht 13 597.

Kopracja më e madhe në botë

Henrietta Howland Robinson, e njohur si Miss Hetty Green, ishte një financiere nga Nju Jorku pasuria e së cilës në atë kohë (shekulli i 19-të) arrinte në 107 milionë dollarë. Megjithatë, ajo ka hyrë në histori si njeriu më koprac në botë. Kurnacia e saj arrin në atë pikë sa kur i biri Ned lëndoi këmbën, ajo harxhoi shumë kohë duke kërkuar një klinikë ku jepej trajtim mjekësor falas. Si pasojë, mjekëve iu desh t’ia prisnin këmbën Ndeit të gjorë.

Ta mbështjellësh… tiganin

Këtë rekord të veçantë e ka vendosur Skot Mërfi, i cili mbështolli plot 30 centimetra një tigan alumini me duar. Tigani ishte rreth 30.5 centimetra i gjatë.

Të hash një… aeroplan!

Burri me emrin Mikel Lotito hëngri një aeroplan të tërë të tipit “Cessna 150”. Për këtë sipërmarrje atij iu deshën dy vjet (1978 – 1980).

Sytë e dalë

Ky rekord i takon brazilianit Klaudio Pinto, i vetmi në botë që mund të nxjerrë të dy sytë gati 95 për qind jashtë zgavrave.