10 antioksidantët më të fuqishëm në botë; Ja ku i gjeni

10 antioksidantët më të fuqishëm në botë; Ja ku i gjeni

354
0

Keni menduar ndonjëherë se cilët janë antioksidantët më të fuqishëm në natyrë? Antioksidantët janë substanca që ndihmojnë për të ngadalësuar dhe eliminuar veprimin e radikaleve të lira. Këto të fundit, përgjegjëse për stresin oksidativ, të shkaktuar nga dëmtimet e qelizave dhe ndryshimet metabolike duke filluar nga procesi i tretjes e deri tek asimilimi i elementeve ushqyes.

 

Për çfarë shërbejnë antioksidantët?

 

Siç e thamë në fillim, agjentë të tillë shërbejnë për të neutralizuar efektet negative që vijnë si pasojë e oksidimit. Prëveç një serie përgjigjesh kimike dhe fizike, çdo antioksidant natyral nuk ndikon në ndërprejen e vetëprogramimit të zinxhirit. E gjitha kjo përkthehet në:

 

=Fytyrë më pak e plakur nga koha

 

=Rigjenerim i organeve, indeve dhe sistemeve

 

=Pastrim i organeve sekretuese

 

=Regresion i sëmundjeve që priren të bëhen kronike

 

=Reduktim i gjendjeve inflamatore

 

Duhet të theksojmë se rezultatet e përshkruara më sipër ndryshojnë nga personi në person dhe arrihen vetëm nëpërmjet një stili të shëndetshëm jetese. Ushqimi i mirë, pushimi i mjaftueshëm dhe aktiviteti fizik i moderuar do të kontribuonin në efektivitetin e antioksidantëve më të fuqishëm.

 

10 antioksidantët më të fuqishëm në botë

 

Vitamina A

 

E quajtur ndryshe retinol, gjendet në produktet e qumështit, veza dhe mëlçitë.

 

Vitamina C

 

Gjendet tek agrumet, kivi, hurmat. Ndihmon prodhimin e kolagjenit dhe përthithjen e hekurit.

 

Vitamina E

 

Gjendet me shumicë tek frutat me lëvozhgë, vaj ulliri, embrionet e grurit dhe më pak tek perimet me gjethe jeshile

 

Rezveratroli

 

Gjendet tek boronicat, rrushi i kuq, kakao, kikirikë dhe verë.

 

Antocianina

 

Pjesë e flavonoideve me ngjyrë të kuqe dhe blu-vjollcë e gjendet tek: luleshtrydhet, patëllxhanët, boronica, rrush francez, lëkër e kuqe, qershi dhe radikio.

 

Acidi lipoid

 

Me veprim hipoglicemik dhe anti-plakje, gjendet tek të brendshmet, mishi i kuq, por edhe brokoli, spinaqi e patatet.

 

Katekina

 

Ato evitojnë formimin e pllakave të kolesterolit në enët e gjakut dhe gjenden tek çaji jeshil, vera e kakao.

 

Glutatione

 

Është një antoksidant endogjen i prodhuar nga mëlçia dhe gjendet tek mishrat dhe perimet jeshile, por sekreti është të gatuhen sa më pak.

 

Luteina

 

Pjesë e karotenoideve, bashkë me zeaxantina-t, ka vperim mbrojtës në aparatin okular. Gjendet tek rrushi, karotat, boronicat, e verdha e vezës, lakrat e Brukselit, spinaqi e misri.

 

Likopeni

 

Gjitashtu pjesë e karotenoideve, është efikas kundër radikaleve të lira, ka veti anti-inflamatore dhe mbron prostatën. Gjendet tek domatet dhe specat e kuqe.